Eksperti i të folurit në publik Carmine Gallo, ndau këshillat e tij në Panairin Ndërkombëtar të Librit Abu Dhabi. Së pari, ka lajme të këqija: “Nëse nuk mund t’i komunikoni idetë tuaja bindshëm, ju do të mbeteni prapa”.
Kështu thotë Carmine Gallo, guruja i të folurit në publik dhe autori i librit “Sekreti i Rrëfyesit dhe “Bisedo si TED”. Po, nëse ngriheni para një dhome me spektatorë të huaj – ose me investitorë potencialë – dhe ju merret goja duke folur, ju duhet ta harroni që të bëheni një sipërmarrës i suksesshëm. Më vjen keq.
Megjithatë, prisni një sekondë. Para se të fusni sërish në sirtar planin e biznesit tuaj, Gallo ka lajme më të mira. Secili mund ta mësojë artin e të folurit publik. “Folësit më të mëdhenj që ne i njohim janë bërë të mëdhenj, nuk kanë lindur,” thotë ai gjatë fjalimit të tij.
“Unë kam biseduar me shumë njerëz, të cilët ju i konsideroni folës të mëdhenj, të cilët jo vetëm nuk ishin komodë me të folurit në publik, por ishin të tmerruar. “Richard Branson është një shembull i mrekullueshëm: Warren Buffet, një nga burrat më të pasur në botë, është treguar shumë i hapur për këtë aspekt [frikën e të folurit publik]. Ai filloi punë si mësues në karrierën e tij të hershme sepse e dinte se duhej ta tejkalonte atë frikë, nëse donte t’i bindte njerëzit. Kjo kërkonte shumë punë”.
Gallo argumenton se, tani më shumë se kurrë është esenciale që të jesh në gjendje t’i komunikosh idetë tuaja në mënyrë të qartë. Manifestimi i artit të lashtë të bindjes është sot më esenciale sesa kurrë më parë në histori , thotë ai. “Unë kam biseduar me historianë, shkencëtarë dhe ekonomistë dhe ajo që më kanë thënë është se shekulli i 21-të është koha e ideve. Kjo është hera e parë në histori, kur dikush që ka një ide mund ta ndajë atë me të tjerët dhe t’i bëjë njerëzit të besojnë në atë ide relativisht shpejt.
Lexo: Si të jeni bindës sipas Melinda Gates. Strategjia e saj do t’ju bëjë një komunikues më të mirë
Në rregull pra, cili është elementi kyҫ që duhet të mbajmë mend kur jemi duke prezantuar një ide? Rrëfimi, Rrëfimi, Rrëfimi – dhe sa më shkurt (një fjalë në TED kurrë nuk duhet të zgjasë më shumë se 18 minuta). ”
Branson tha se, “Nëse dëshironi të jeni një sipërmarrës i suksesshëm sot, duhet të jeni një rrëfyes i mirë”. Ai nuk beson se është e mundur të jesh një sipërmarrës i suksesshëm sot pa qenë një folës i mirë. “Nëse ka një gjë që mund të mësoni nga fjalimet më të mëdha të TED-it, është se narracioni është gjithçka. Nuk është vetëm dhënia e informacionit, është hartimi i informacionit në një strukturë që i përshtatet mënyrës se si jemi rritur dhe jemi mësuar të marrim informacionin. Ata njerëz që mund të lidhen me një person tjetër në një nivel emocional, janë ata që bëhen të suksesshëm në çdo karrierë, në çdo fushë,” vazhdon Gallo. Sipas tij, kushdo që ka një ide mund t’i joshë njerëzit e tjerë me këtë ide dhe të krijojë pasuri të madhe për veten.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.