13 detyrimet tatimore që mund t’i paguani online

13 detyrimet tatimore që mund t’i paguani online


Sipërmarrësit mund të paguajnë online përmes platformës e-Albania 13 detyrime tatimore, në çdo kohë dhe pa kosto printimi. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, pagesat mund të kryhen direkt nga vendi i punës, shtëpia apo edhe celulari. Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre. Ata, mund të kryejnë pagesë të pjesëshme ose të plotë për  taksat dhe tarifat më poshtë:

• Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
• Tatim i Lojërave të Fatit
• Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
• Tatim i Mbajtur në Burim
• Tatim mbi Vlerën e Shtuar
• Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
• Tatim Fitimi
• Tatim mbi të Ardhurat Personale
• Taksat Kombëtare
• Tarifat Kombëtare
• Renta minerare
• Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
• Detyrime globale/Penalitetet

Lexo: Tatimet publikojnë ndryshimet e taksave kombëtare

e-Albania është platforma online që ofron shumë shërbime publike, duke nisur që nga certifikata e lindjes. Kjo platformë është pjesë e planit për decentralizimin e shërbimeve publike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0