Start Smart, programi i trajnimit profesional që synon të formojë 20 mijë punëkërkues - Business Magazine Albania

Start Smart, programi i trajnimit profesional që synon të formojë 20 mijë punëkërkues


Start Smart janë kurset e reja të formimit profesional të nisura në muajin nëntor të vitit të kaluar me mbështetjen e programit Gjerman në Shqipëri GIZ. Në një vizitë të zhvilluar në Qendrën e Formimit Profesional nr. 4 në Tiranë, Ministrja e Financave Anila Denaj tha se përmes këtyre kurseve, po synohet të organizohet një qasje më e mirë e punëkërkuesve në profilet e punës në të ardhmen. Objektivi është që të trajnohen rreth 20 mijë punëkërkues.

Qendra e Formimit Profesional n.4 ofron 47 kurse në: elektronikë, mekanikë, IT, grafik dizajn, etj., fusha, në të cilat tregu i punës ka më shumë kërkesë.

Lexo: Ja disa nga “Bletët e Arta”. Sipërmarrja në turizëm që po mbështet formimin profesional

Sipas ministres Denaj, përmes kualifikimit në 4 muaj realizohen përshtatshmëritë e teorisë dhe praktikës në baza të harmonizuara dhe në marrëveshje me biznesin.

Programi Start Smart po ofrohet në të gjitha zonat ku ka zyra të punës. “Ka një bashkëpunim me zyrat e punës dhe me qendrat e formimit, në mënyrë që të përshtaten sa më mirë nevojat me dijen dhe me tregun e punës. Objektivi ynë është trajnimi i 20 mijë punëkërkuesve, pothuajse 1/3 e fuqisë punëtore, e cila është në kërkim të punës në të gjithë Shqipërinë”, tha ministrja.

Në Qendrën e Formimit Profesional nr. 4 ka çdo ditë 850 kursantë, të regjistruar në kurse të ndryshme. Vitin e kaluar, sipas të dhënave të qendrës, u certifikuan 2800 kursantë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0