Smart prezanton modelin e fundit me karburant

Smart prezanton modelin e fundit me karburant


Kjo që po shikoni është makina e fundit me karburant Smart 21. Kompania ka vendosur që së shpejti të prodhojë vetëm makina elektrike.

Modeli i fundit është krijuar nga Brabus dhe dizajneri industrial Konstantin Grcic.

Ky projekt synon të krijojë një copë arti kontemporan që lëviz nëpër rrugë dhe në të njëjtën kohë të shënojë fillimin e një epoke të re në historinë  e automjeteve.

Pse 21 ? Makinat për dy persona Smart janë prodhuar për një kohë prej 21 vitesh. Ndërkohë ky numër për Grcic ka një simbolikë tjetër.

“Për mua simbolizon gjithashtu atë çfarë do të thotë të jesh 21”, thotë ai “Të jesh i lirë, të thyesh barrierat, të shfaqësh anën tënde rebele. Edicioni i ri sjell në jetë një ide interesante, ndërkohë që ne po lëmë një gjurmë në historinë e automjeteve”.

Pra, nëse keni lindur në të njëjtin vit si Smart me dy vende apo keni ngarë një të tillë, kjo është mundësia juaj e fundit për të lëvizur me modelin e vjetër me karburant.

Modeli 21 do të dalë nga fabrika në gusht të këtij viti. Mënyra më e bukur për të festuar fundin e epokës Smart.

/TopGear

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0