Trajnime falas: “Ndërmarrësi dhe biznes plane”- Mundësi për grante - Business Magazine Albania

Trajnime falas: “Ndërmarrësi dhe biznes plane”- Mundësi për grante


Organizimi i trajnimit për “NDËRMARRËSI DHE BIZNESPLANE” ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve me tema përmbajtësore dhe me cilësi të praktikave bashkëkohore të edukimit profesional. Trajnimi do t’i ndihmojë të rinjtë për punësim dhe vetëpunësim si dhe në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja inovative.

Komunat përfituese: Prishtina dhe Podujeva

Apliko online:

https://forms.gle/kEsE6s6AhECnffXcA.

(Vendet janë të limituara në 50 pjesëmarrës për çdo komunë).

Afati i fundit për aplikim është 31 maj 2019.

Trajnimet fillojnë me 10 qershor 2019 në Prishtinë dhe 17 qershor 2019 në Podujevë, me kohëzgjatje 12 ditë në secilën komunë.

Përgjatë trajnimit do të ketë edhe vizita studimore në kompani.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të kritereve: studentë aktivë, të rinj të papunë, mosha 18-24 vjet. Në fund, secili pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë të përfundimit me sukses të trajnimit.

Ky trajnim i të rinjëve financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe implementohet nga Business Support Centre Kosovo (BSCK) në partneritet me American Professional Education Centre (APEC).

Për më shumë kontaktoni në:
Mob: 049 557 656 dhe tele: 038 728 164

e-mail: trajnime@bsckosovo.org
website: www.bsckosovo.org

/PortalPune.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0