Instagram, ekspozohen të dhënat e miliona influencuesve - Business Magazine Albania

Instagram, ekspozohen të dhënat e miliona influencuesve


Një bazë masive të dhënash, me informacione të llogarive të miliona influencuesve, personave të famshëm dhe markave të njohura në Instagram, është gjetur online pa mbrojtje. Kjo bazë informacionesh, e menaxhuar nga Amazon Web Services, u ekspozua haptazi dhe pa fjalëkalim, duke lejuar këdo që të shikonte informacione private. Në momentin e ngjarjes databaza kishte rreth 49 milionë të dhëna, të cilat rriteshin ora-orës.

Informacioni i “zbuluar” online përmbante biografinë, foton e profilit, numrin e ndjekësve si dhe vendndodhjen e saktë të përdoruesve Insta. Krahas kësaj, ishte e mundur të zbuloje edhe numrin e telefonit privat të personit që kishte llogarinë si dhe adresën e tij të email-it.

Hulumtuesi i sigurisë Anurag Sen zbuloi bazën e të dhënave dhe lajmëroi TechCrunch në një përpjekje për të gjetur pronarin dhe për të vendosur në siguri bazën e të dhënave. Kemi gjurmuar bazën e të dhënave që i përkiste një firme marketingu të mediave sociale me bazë në Mumbai, Chtrbox. Kompania paguan influencuesit për të postuar përmbajtje të sponsorizuar në llogaritë e tyre.

Lexo: Të rinjtë shqiptarë drejt Instagram e YouTube. Ku është Facebook?

Çdo regjistrim në bazën e të dhënave përmbante një llogaritjen e vlerës së çdo adrese, bazuar në numrin e ndjekësve, pëlqimeve dhe share-ve që dispononin.

Ngjarja ndodhi pikërisht dy vjet pasi Instagram pranoi që kishte një problem sigurie në zhvilluesin e saj API, çka lejonte ‘hacker-at’ të përftonin adresat e emailit dhe numrat e telefonave të 6 milionë llogarive në Instagram. Ata i shitën të dhënat më pas tek Bitcoin.

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0