Me një hapësirë gjigante dhe larmi artikujsh nga ato ushqimore, tekstil, teknikë, lodra për fëmijë etj., risia e kësaj qendre është se çdo ditë për konsumatorët e saj do të ofrojnë mish të freskët, shkruan Kosova Post.
Kjo qendër do të punësojë rreth 50 punëtorë.
Qendra Tregtare SHARRI gjendet në qendër të Komoranit, si dhe SHARRI CENTER 2 në magjistralen Pejë – Prishtinë në fshatin Llapushnik me hapësirë 3000 metër katrorë.
Qendra pritet të shtojë kapacitetin e saj duke sjellë surpriza të reja në zonë me zgjerimin e parashikuar në muajin shtator të këtij viti.
Një veçori e Qendrës Tregtare ‘SHARRI’ është çmimi i bukës prej vetëm 0.15 cent për copë. Gjithashtu N.T.P SHARRI ofron ndihmë për familjet në nevojë më shërbim të bukës falas.
N.T.P SHARRI është themeluar më 24 Mars në vitin 1996 në Komoran, Komuna e Drenasit, me gjithsej 150 punëtorë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.