Eliksir, lëngu i frutave që prodhohet në Dibër dhe eksportohet në Azi

Eliksir, lëngu i frutave që prodhohet në Dibër dhe eksportohet në Azi



Ndonëse Dibra është një vend i pa zhvilluar ekonomikisht, kjo nuk do të thotë që atje mungojnë njerëzit me potencial. Me dëshirën e madhe për të punuar, për të vazhduar përpara, ata mundohen të japin sa më shumë nga vetja e tyre dhe të ngrenë lart imazhin e zonës. Historia jonë ju tregon se bujqësia e blektoria, krahas lodhjes që kanë, janë një shtysë për të arritur qëllimet e mbi të gjitha edhe të arrish suksesin që ke ëndërruar.

Veip Salkurti, banor i zonës, ka në pronësi fabrikën “Frut”. Një fabrikë që gjendet në një nga fshatrat e Dibrës, pak kilometra larg qytetit. Ai  ka 40 punonjës. Për BusinessMag.al ai tregon se fabrika e tij është e certifikuar sipas standardeve europiane dhe është cilësuar si një nga fabrikat më moderne të Ballkanit. Lëngu që prodhohet mban emrin Eliksir, lëngu i jetës.  Duke u prodhuar pa ujë, sheqer dhe koncentrate, ai zgjodhi këtë emër.

Fabrika u fut në funksion në vitin 2015 dhe në fund të vitit 2016 filloi eksportin. Prej 2 vitesh ekporton lëngun e frutave bio në Hong-Kong, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt. Eksporti në këto zona është i ulët, për shkak se fabrika e tij nuk e përballon dot tregun e tyre. Ata interesohen për 2 milonë litra lëng, e ndërsa fabrika mund t’i furnizojë vetëm me 1 milionë litra.
Eliksir tregtohet edhe në Kosovë, ndërsa së fundi ka shfaqur interes tregu italian.

“Këtë vit do të fillojmë eksportin me 1 milion litra. Në një të ardhme të afërt ndoshta e plotësojmë sasinë që ata kërkojnë,”- thotë Veipi. Ndërsa në Shqipëri e gjeni në dy rrjete supermarketesh.

Në fabrikën “Frut” prodhohen 8 lëngje: lëng molle, qershie, aronje, mollë+aronjë, mollë+qershi, lëng dardhe, mollë+ dardhë, mollë+ boronicë si dhe uthulla cilësore e mollës. Për furnizimin e fabrikës ai sot zotëron edhe një nga fermat më ta madhe në republikë me sipërfaqe 10 ha. Një pjesë të konsiderueshme të frutave e mban në frigoriferin e fabrikës, i cili ka një kapacitet prej 500 ton.
Eliksir
“Fabrika ime është vizituar nga 37 përfaqësi diplomatike. Përshtypjet që u ka lënë fabrika, por edhe përshtypja e konsumatorit më shtyjnë të vazhdoj përpara dhe të jap maksimumin. Ata më falenderojnë për punën që po bëj,”- thotë ai për BusinessMag.

Lexo: Craftypoty NE, sipërmarrja e ekosistemeve të mbyllura

Për të arritur këtë sukses atij i është dashur punë e shumë sakrifica. Për 17 vite ka punuar me një kompani turke e cila merrej me ngjyrosjen e fijes që shërben për thurjen e qilimave. Në 1996 hapi fermën e tij me lopë franceze, ku në bashkëpunim me francezët themeloi shoqatën ADAT, shoqatë e cila jep asistencë teknike për fidanishtet dhe pemëtoret. Kjo shoqatë u krijua në Dibër, e më pas u shtri në gjithë vendin. Në vitin 2001 sërish qeveria franceze, në bashkëpunim me MAD dhe qeverinë shqiptare e përfshinë në një projekt, që kishte të bënte me frutikulturën.

Dy vite më vonë nga bashkëpunimi i Komitetit Europian me qeverinë shqiptare u hap PadLike. Me ndihmën e një eksperti të Bankës Botërore arriti të përgatiste një dokumentacion të rregullt pasi edhe rregullat e pjesëmarrjes ishin strikte. Veip Salkurti u shpall fitues. Mes investimeve 600 milionë lekë i investoi vetë (ndihmuar nga Banka Credins) dhe pjesën tjetër e mbuloi Bashkimi Europian. Kështu arriti të kishte një fidanishte të madhe dhe një fabrikë moderne.

“Më pëlqen të investoj në Dibër dhe në të ardhmen synoj të hap një koorporatë në këtë zonë. Dua t’i jap emër vendit tim. Jo vetëm Tirana është vendi i mundësive, edhe Dibra mund të jetë.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0