Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka nënshkruar marrëveshjen në emër të Kosovës për uljen e Tarifave Roaming në rajonin e ballkanit. Përkrah 5 zyrtarëve të vendeve të tjerta të Ballkanit ai e nënshkroi marrëveshjen në Beograd.
Në samitin dixhital për Ballkanin Perëndimor, nga Kosova po marrin pjesë gjithashtu edhe 5 sipërmarrës të rinj kosovarë, të cilët janë përzgjedhur për idetë e tyre inovative.
Qendra e inovacionit të kosovës ka publikuar fotot pjesmarrësve nga kosova në Samitin dixhital që mbahet me 4-5 prill. Videosinteza, Blocknify, The Interview App, Scooler, Moms Food & Tratics, janë bizneset startup nga Kosova pjesmarrëse në Samit.
Lexo: 6 startup-e nga Kosova pjesë e Samitit Dixhital të Ballkanit Perëndimor
Pjesë e këtij samite, janë përfaqësues të 6 vendeve të rajonit të Ballkanit si dhe mbështetës të organizatave dhe kompanive më të mëdha në këtë fushë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.