Studentja nga Prishtina bëhet pjesë e laboratorit më të madh në botë për Fizikën Nukleare - Business Magazine Albania

Studentja nga Prishtina bëhet pjesë e laboratorit më të madh në botë për Fizikën Nukleare


Ardiana është përzgjedhur në mesin e 1424 aplikantëve nga e gjithë bota, për të kryer praktikën në programin “CERN Summer Student Programme”. Përzgjedhjen e saj, fizikantja e ardhshme e quan si një ëndërr të bërë realitet.
“Këtë program e kam parë që nga viti i parë kur kam filluar studimet. Pra, gjithmonë kam pasur dëshirë të jem pjesë e CERN-it, pasi është ëndërr e çdo fizikanti që së paku një herë në jetën e tij profesionale të jetë pjesë e këtij laboratori dhe të punojë në të”, rrëfen ajo.

Sipas saj, arritja e këtij suksesi ka qenë e vështirë, sidomos për një studente nga një vend i vogël siç është Kosova.
“Procesi i aplikimit në këtë program nuk është i lehtë. Kërkohen shumë detaje rreth përvojës në mbajtjen e eksperimenteve shkencore, për të cilat në Kosovë ka kushte minimale”, thotë Ardiana.

Ardiana u është falënderuese profesorëve të saj për përkrahjen.
“Falenderoj shumë prof. dr. Skënder Kabashin për përkrahjen e vazhdueshme dhe besimin. Gjithashtu edhe prof. dr. Shukri Klinakun për fjalët e mira në referencën e tij”, tregon ajo.

Për 8 javë sa do të qëndrojë atje, Ardiana pret të përfitojë një përvojë unike, të cilën thotë se kur të kthehet do ta ndajë me të tjerët.

/Universiteti i Prishtinës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0