Publikon financat, kompania del më fitimprurësja në botë, dyfishi i Apple

Publikon financat, kompania del më fitimprurësja në botë, dyfishi i Apple


Pasi bëri publike gjendjen financiare për herë të parë, u mësua se kompania arabe e naftës, Aramco, është më fitimprurësja në botë. Dhe jo thjesht, por dy herë më fitimprurëse se Apple, e cila shihej deri më sot si e para në botë.  Aramco ka fituar 111 miliardë dollarë në vitin 2018, sipas Moody’s. Kompania është duke u përgatitur që të blejë Korporatën Saudite të Industrive Bazë, një kompani shtetërore që merret me industrinë e përpunimit të naftës në Arabi. Blerja do t’i kushtojë 69.1 miliardë dollarë.Ky ka qenë deklarimi i parë publik nga Aramco. Si krahasim, Apple, e cila u shpall kompania më fitimprurëse në botë vitin e shkuar, kishte fituar 59.4 miliardë dollarë, gati sa gjysma. ExxonMobil, kompania më e madhe e naftës në SHBA, kishte fituar 20.8 miliardë dollarë. Dhe Shell-i holandez, kompania më e madhe e naftës në bursë, fitoi 23.4 miliardë.

Lexo: Finance and investors for young innovative entrepreneurs in Albania

Në fund të vitit të shkuar, Aramco ka deklaruar të ardhura prej 355.9 miliardë dollarësh, dhe  48.8 miliardë dollarë para “cash”. Kjo shifër është shumë më e madhe se borxhi prej 27 miliardësh. Këto shifra u ndihmuam edhe nga rritja e çmimit të naftës në vitin 2018, në krahasim me 2017.

Vjet, Aramco kishte planifikuar të nxirrte 5% të aksioneve në shitje, në bursë, me ofertën më të madhe fillestare në histori. Sauditët prisnin të merrnin 100 miliardë dollarë nga oferta fillestare, e cila do ta kishte vlerësuar kompaninë me 2 trilionë dollarë, ose dy herë më shumë se Microsoft, që njihet si kompania më e vlefshme në treg, me 904 miliardë dollarë.

Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0