Familja Zadeja, nga muzika te shkencat hapësinore të shekullit XXI - Business Magazine Albania

Familja Zadeja, nga muzika te shkencat hapësinore të shekullit XXI


Mbiemri Zadeja është i njohur në botën muzikore shqiptare falë veprave të muzikantit të famshëm Çesk Zadeja dhe familjes së tij. Ndërkohë që krijimtaria e familjes Zadeja është bërë tashmë trashëgimi kulturore shqiptare, ndoshta jo shumë njerëz e njohin Anton Zadeja-n. 28 vjeçari sot mbart me krenari emrin e gjyshit të tij muzikant Tonin Zadeja, edhe pse vetë ka zgjedhur një karrierë krejt ndryshe nga familja e tij.

Antoni, ose ndryshe Toni siç njihet nga të afërmit e tij, lindi në vatrën e muzikës së familjes së tij, në Shkodër. Si shumë të rinj shqiptarë vendosi të ndjekë studimet e larta jashtë vendit, në Firence të Italisë, për inxhinieri elektronike. Pasionin e tij për shkencat e vazhdoi duke thelluar më tej studimet e tij në nivel Master në një nga shkollat më me emër në Itali, Politekniku i Torinos.

Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Menjeherë pas përfundimit të studimeve në 2016, arriti të punësohet në departamentin kërkimor të kompanisë ndërkombëtare Fiat Chrysler Automobile.

Tashmë Toni është i punësuar në një nga kompanitë më të mëdha në botë për shkencat hapësinore, Thales Alenia Space (pjesë e Thales Group), e cila ka mbi 40 vjet eksperiencë në shërbimet e telekomunikacionit, navigimit, observimit të planetit Tokë në bashkëpunim me ESA (European Space Agency) e NASA (North Ameria Space Agency).

Puna e Tonit në kompani si inxhinier elektronik konsiston në prokurimin dhe integrimin e EGSE (Electrical Ground Support Equipment). Këto mjete bëjnë të mundur testimin e plotë të satelitit ose lancuesit në të njëjtat kushte si në hapsirë. EGSE është platforma në qendër të procesit, e cila  provon vlefshmërinë e funksioneve elektrike/shkencore të një sateliti/anije kozmike.

Sateliti për të cilin po punon aktualisht i riu shqiptar dhe skuadra e tij quhet EUCLID: www.euclid-ec.org . Kjo nuk është hera e parë që Toni punon për nisjen e një sateliti në hapësirë pasi për pak kohë ai pati mundësi të jepte kontributin e tij në Gjermani dhe për projektin mbi satelitin ORION MPCV: https://www.nasa.gov/centers/ivv/jstar/jstar_ompcv.html

Të dyja projektet kanë rëndësi madhore; Objektivi i misionit EUCLID konsiston në një studimin më të thellë të energjisë dhe materies së zezë duke matur saktësisht përshpejtimin e Universit. Për ta arritur këtë, nëpërmjet Euclid, një sasi e jashtëzakonshme të dhënash shkencore do të  përpunohen dhe zhvillohen nga 1200 njerëz në mbi 100 laboratore, në 15 shtete të botës. Gjatë funksionimit Euclid do të shohë tokën për vetëm 4 orë në ditë dhe në këtë interval duhet të shkarkojë në tokë të dhënat shkencore të 24 orëve. Euclid pritet të niset në vitin 2021 dhe do të qendrojë aktiv në hapësirë për 7 vite.

Shumë prej jush mund të mendojnë se rrugët e Anton Zadejës sot dhe Tonin Zadejës 50 vite më parë janë tërësisht të ndryshme. Na vjen natyrshëm të mendojmë se arti dhe shkenca janë dy disiplina të veçanta, por ndoshta janë e njëjta gjë. Të dyja janë përpjekje njerëzore në kuptimin dhe perceptimin multidimensional të botës rreth nesh, të cilat na frymëzojnë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0