Misionin në Republikën e Kosovës e filloi në kohën e pasluftës në vitin 2000. Pas disa viteve të ndërprerjes së aktiviteteve në Kosovë, në maj të vitit 2015, Help filloi me projektin “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik, përmes fuqizimit të sektorit të mikrobizneseve në Kosovë.
“Aktualisht Help Kosovo është duke implementuar projektin” Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020″.
Objektivi i përgjithshëm i programit është fuqizimi i grupeve të dobëta ekonomike dhe sociale si dhe mundësimi i përfshirjes sociale.
Kandidati duhet të ketë:
- Diplomë universiteti në ekonomi, shkenca shoqërore, marrëdhënie publike ose fusha të tjera relevante
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale në gjuhën angleze
- Gjuha serbe është e preferueshme
- Një person i orientuar nga puna ekipore me qëndrim profesional dhe entuziast
- Përdorues i MS Office- MS Access është avantazh.
Help Kosovo ofron:
- Praktikantët do të përfitojnë mundësi dhe eksperienca të të mësuarit.
- Sistem të shkëlqyer mentorimi;
- Zhvillim të aftësive profesionale dhe ndërpersonale që do të jenë të vlefshme gjatë gjithë karrierës
- Letër referimi.
Për më shumë klikoni më poshtë:
Afati i fundit për të aplikuar:
30.04.2019
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto