A janë vërtetë të dëmshëm ekranët dixhitalë?

A janë vërtetë të dëmshëm ekranët dixhitalë?


Koha e kaluar me tepri përpara ekranit, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë, është një shqetësim i madh i momentit.

Por, një studim nga Universiteti i Oxford, i cituar nga BBC, tregon se pasojat e ndikimit që ajo mund të ketë te mirëqenia mendore e të miturve nuk janë edhe aq të dukshme nga ç’mendohej. Edhe nëse kalojnë orë të tëra në shtrat duke parë ekranin e telefonit apo laptopit, rreziku sipas këtij studimi nuk është aq i madh.

“Ne pamë mirëqenien e përgjithshme”, rrëfen Amy Orben, pjesë e ekipit që realizoi kërkimin. “Por, nuk gjetëm ndonjë lidhje mes përdorimit të ekranit dixhital për 30 minuta, një orë apo dy orë përpara gjumit, me ndonjë çrregullim të mirëqenies”.

Studimi merr në konsideratë të dhënat nga mbikëqyrja e më shumë se 17 mijë adoleshentëve në Britaninë e Madhe, Irlandë dhe SHBA.

Ndërkohë, kritikët reaguan menjëherë duke theksuar se disa nga të dhënat e Oksfordit datojnë nga viti 2011.

Që prej atëherë, koha e përdorimit të ekranit nga adoleshentët dhe natyra e asaj që po shikojnë kanë ndryshuar, thonë ata, duke nënvizuar se ka shumë dëshmi se, edhe pa marrë parasysh orët që të rinjtë shpenzojnë duke parë ekranet, të miturit përballen me materiale që reklamojnë çështje të tilla si anoreksia dhe dëmtimi i vetes, të cilat mund ta cënojnë shëndetin mendor të tyre.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0