Pse është e dobishme t'u mësoni fëmijëve biznesin - Business Magazine Albania

Pse është e dobishme t’u mësoni fëmijëve biznesin


Sipërmarrës, fëmijët tuaj mund të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nëse i përfshini edhe ata në ndërmarrjet tuaja të biznesit.

Vlera e edukimit të një sipërmarrësi të vogël

Mendoni për një çast se sa do të kishit përfituar nëse do të ishit marrë me biznes në një moshë më të re. Nëse në të vërtetë keni filluar të merreni me biznes në moshë të re, thjesht mendoni se sa e ka formësuar ky fakt jetën tuaj. Këtu janë përfitimet që mund të nxirren nga përvoja e hershme në sipërmarrje.

  1. Një etikë pune më e mirë

Është normale që fëmijët e vegjël të zhvillojnë një etikë më të mirë pune kur ata janë të rrethuar nga sipërmarrja. Kjo ndodh në dy mënyra. Së pari, ata përjetojnë operacionet e biznesit. Nëse janë duke plotësuar dokumente dhe mbushur zarfa, shpejt e kuptojnë vlerën e punës.

Së dyti, dhe ndoshta më e rëndësishmja, fëmijët zhvillojnë një etikë pune pozitive kur ata bashkëpunojnë me ju. Është e fuqishme për një prind që ta konsiderojë punën e rëndë si diҫka normale- dhe ky këndvështrim mungon në shumicën e prindërve të sotëm.

  1. Vlerësim i parasë

Një nga përfitimet më të mëdha rreth mësimit të fëmijëve për sipërmarrjen është se ju jeni në gjendje t’i bëni ata t’i respektojnë paratë.

“Ajo që më ndihmoi më së shumti është se unë gjithnjë i kam bërë paratë e mia në një farë mënyre, madje para moshës 10 vjeç”, thotë Fiona Kirkpatrick Parsons, një profesioniste e marketingut që ka përfituar shumë  nga ekspozimi në sipërmarrje në një moshë të re. “Mesazhi që kam marrë si fëmijë ishte: nëse do diçka, duhet të punosh dhe ta blesh vetë”.

  1. Të menduarit në mënyrë kreative

Fillimi dhe zgjerimi i një biznesi nuk është i lehtë. Problemet lindin në mënyrë të pashmangshme, dhe ju takon juve t’i zgjidhni ato dhe ta mbani kompaninë në drejtimin e duhur. Në vend që t’i fshihni sfidat dhe pengesat tuaja nga fëmijët, ju duhet t’i ekspozoni ata drejtpërdrejt në gjërat aktuale. Jo vetëm që do të ndihmojnë në punët tuaj, por do t’u mësoni atyre të menduarit kreativ.

  1. Përmirësimi i aftësive sociale

Ka fëmijë që janë të shoqërueshëm, por shumica e fëmijëve të vegjël priren të mbyllen në vetvete kur prezantohen me të rriturit ose me njerëzit me të cilët nuk janë të njohur.

E mira e punës në një biznes të vogël është se ju jeni të detyruar të ndërveproni me individë të panjohur në baza ditore. Kjo do të nxisë ndjeshëm aftësitë e një fëmije dhe në shumicën e rasteve, do ta shndërrojë atë në një shitës më të mirë.

  1. Një jetë me qëllime

Vlera e përcaktimit dhe arritjes së qëllimeve nuk është diçka e pranishme te të gjithë fëmijët. Fëmijët njihen për fillimin e një iniciative por pa e përfunduar. Për fat të mirë, studimet tregojnë se biseda e rregullt dhe ndërveprimi midis prindërve dhe fëmijëve në të vërtetë ndihmojnë në formësimin e “socializimit” të një fëmije.

Si rezultat, ata janë më të aftë të krijojnë lidhje mes sjelljeve të tyre të tanishme dhe qëllimeve të ardhshme. Pra, nëse shpenzoni kohë shtesë me fëmijët tuaj në një mjedis të sipërmarrjes, ku qëllimet janë të qarta dhe ecuritë e veprimit vazhdimisht janë duke u zhvilluar dhe ndjekur për të arritur këto qëllime, ju mund të përshpejtoni normën e socializimit dhe t’i jepni fëmijës tuaj një shtytje.

Inkuadroni fëmijët tuaj në biznes

Sfida që e hasin shumë sipërmarrës është gjetja e momentit të përshtatshëm për t’i përfshirë fëmijët e tyre në punë. Fëmijëve shumë të vegjël padyshim nuk mund t’i dorëzohen shumë detyra komplekse dhe konstruktive, por ata mund të përfitojnë nga vetëm të qenit pranë jush dhe nga ndjenja sikur janë të përfshirë në gjëra të mëdha.

Ndërsa rriten, ju mund t’u jepni më shumë përgjegjësi dhe madje të filloni t’i përgatisni për të hyrë në biznes – nëse kjo është diçka që ju dhe ata e dëshirojnë. Megjithatë, nuk keni nevojë për ndonjë plan të avancuar. Arsimimi më i mirë që mund t’u siguroni fëmijëve tuaj thjesht nënkupton ekspozimin në aktivitetet e ndërrmarrjeve tua.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0