Ndryshimi fillon nga ju - Business Magazine Albania

Ndryshimi fillon nga ju


A menduat për pyetjet që ju bëra tek artikulli i djeshëm?

Lexoni: Kufizimet fillojnë nga mendja juaj

Ajo që dua t’ju them sot ështe se çdo gjë që keni arritur dhe doni të arrini vjen prej jush, prej mendjes suaj.

Ju vetë i vendosni kufijtë dhe pritshmëritë për atë që dëshironi në jetë, prandaj ju përmenda tek artikulli i mëparshëm se hapi i parë për t’u çliruar nga kufizimet tuaja është të mësoni se si të kontrolloni dhe të ndryshoni perceptimin tuaj për gjendjen tuaj aktuale.

Me këtë në mendje, ju mund të merrni në mënyrë aktive përgjegjësinë e rrethanave tuaja për të ndërtuar dhe krijuar mundësi të reja.

Pra, si të filloni?

Mendoni sikur jeni në plazh dhe po shihni baticën. Kur valët janë kundër jush, ndiheni sikur po përjetoni një betejë të vështirë. Por kur valët janë me ju, si prsh kur jeni duke bërë surfing, papritmas ekziston kjo forcë e padukshme – një vrull që ju shtyn dhe jeni në gjendje të shkoni me valët pa problem dhe po realizoni qëllimin tuaj.

Pra, marrja e përgjegjësive për rrethanat tuaja është që në mënyrë sistematike të ktheni valët në favorin tuaj. Kjo do të thotë që ju në mënyrë aktive dhe strategjike ti krijoni mundësinë vetes për të arritur aty ku doni të arrini. Por së pari, ju duhet të dini se çfarë doni. Ju duhet të dini se ku po shkoni në mënyrë që të vendosni qëllimet e duhura dhe veprimet e duhura për t’u nisur atje, apo jo?

Ju gjithashtu duhet të shihni gjërat në lidhje me drejtimin se ku doni të arrini. A besoni se një ndryshim i madh kërkon një lloj vendimi të madh, dramatik?

E vërteta është se ndryshimi, sidomos ndryshimi i madh, pothuajse nuk ndodh kurrë si një rezultat i papritur dhe i njëanshëm. Ndryshimet nuk ndodhin nga një vendim i papritur. Rezultatet që kanë sukses, janë rezultatet që arrihen nga një sërë faktorësh që kanë filluar shumë kohë më parë.

Mendoni për vendimin e fundit që keni bërë. Farat që kulmuan në të, u mbollën muaj ose ndoshta edhe një vit më parë, apo jo?

Ju mund të thoni se këto fara filluan të zhvilloheshin pasi ju vendosët të punonit për to. Pikërisht kështu funksionon jeta jonë. Është një seri ngjarjes që kërkon shumë punë për të ecur përpara.

Duhet të kuptoni se ndryshimi vërehet me kalimin e kohës, ne nuk i shikojmë ndryshimet dhe zhvillimet që na ndodhin në jetë. Por kur kthejmë kokën pas e kuptojmë se ato ndryshimet e vogla gjatë rrugës kanë sjellë në rezultate të mëdha.

Pra, sekreti për të kthyer valët në favorin tuaj, është për të ndryshuar prespektivën tuaj për jetën.

Lexoni: 3 mënyra për të rritur përgjegjësinë sociale në modelin tuaj të biznesit

Çdo gjë fillon nga mënyra se si ju i shikoni gjërat. Sapo ndryshoni prespektivën tuaj, ju do të shikoni ndryshimin në jetën tuaj. Ju do të filloni t’i bëni gjërat ndryshe dhe shumë shpejt kjo do ju bëhet zakon, prandaj është e rëndësishme të filloni tani, sepse ndryshimi i madh realizohet nga veprimet e qëndrueshme.

Dallimi më i madh midis atyre që përparojnë dhe atyre që nuk përparojnë është se ata që përparojnë kalojnë një ndryshim të përgjithshëm në mentalitet. Ata e kuptojnë nevojën për të parë gjërat ndryshe dhe si rezultat, ata janë në gjendje të veprojnë ndryshe, gjë që çon në rezultate të suksesshme.

Sapo të keni përjetuar këtë ndryshim në perspektivë, jeni në gjysmë të rrugës të udhëtimit për të marrë në dorë jetën tuaj.

/Lifehack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0