Ajo vuan nga Fibroza Cistike (sëmundje që prek organet e brendshme). Terapia e saj është shumë e kushtueshme. Madje, medikamentet për këtë sëmundje nuk gjenden në Kosovë.
Duke qenë se barërat për terapinë e saj janë me kosto të lartë, Yllka me propozimin e mësueses së saj, Valbonës ka vendosur t’i shesë pikturat që bën dhe në këtë mënyrë të ndihmojë familjen për blerjen e terapisë. Yllka ka rrëfyer për Insajderin se sëmundja e saj është e kushtueshme dhe se ndjehet mirë që po ndihmon familjen me aftësinë e saj për pikturën.
“Profesoreshë Valbona i ka parë krejt aftësitë e mija dhe i ka lindë ideja që unë t’i shes pikturat e mia për të ndihmuar të blej barnat dhe kështu deri sot nuk do të mund t’a dilja pa ndihmesën e profesoreshës”, ka thënë Yllka.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto