Sipas udhëzimit të publikuar, Drejtoria e Tatimeve sjell ndryshimet kryesore:
Shkallët tatimore janë në masën:
- 6% për furnizimet e shërbimit të reklamave nga media audiovizive;
- 6% për furnizimin e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve me kapacitet 9+1 vende ose me shumë, me motor elektrik, deri në 31/12/2021. Nga data 1/1/2022 shkalla tatimore bëhet 10%.
- 6% për furnizimin e librave të çdo lloji.
Për nënkontraktorët e Regjimit të Përpunimit Aktiv:
Aplikohet shkallë tatimore 0%, për furnizimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, nga personat e tatueshëm të autorizuar dhe nënkontraktorët e tyre, mbi bazën e dispozitave që parashikon Kodi Doganor, për operacionet nën regjimin e përpunimit aktiv.
Për fermerët :
Aplikohet norma prej 6%, për kompensimin e tyre.
Listës së përjashtimeve nga TVSH-ja i shtohen:
- furnizimi i makinave bujqësore;
- furnizimi i inputeve bujqësore;
- furnizimi i shërbimeve veterinare, me përjashtim të atyre për kafshët shtëpiake;
- importimi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e barnave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto