"Bëhu sipërmarrës" me trajnimin e Junior Achievement of Albania

“Bëhu sipërmarrës” me trajnimin e Junior Achievement of Albania


Junior Achievement of Albania organizon programin 2-ditor “Bëhu sipërmarrës

Me mbështetjen e ekipit drejtues të #BIDKorca, nxënësit e rrjetit JA do të prezantohen me elementët thelbësorë, praktikat dhe karakteristikat e sipërmarrjeve më të suksesshme në Korçë.

“Bëhu sipërmarrës” është një program dy-ditor i cili prezanton nxënësit e rrjetit JA me elementët thelbësorë të një plani biznesi praktik dhe sipërmarrjeje. Me mbështetjen e ekipit drejtues të shoqatës së biznesit BID Korçë, studenti njihet me elementët, karakteristikata dhe praktikat e sipërmarrjeve më të suksesshme të kësaj zonë. Ai do të mësojë të vlerësojë idenë e duhur të produktit ose shërbimit duke u orientuar nga klienti, tregu dhe avantazhet konkurruese.

Ky program inkurajon nxënësit të cilët ndjekin modulet JA, për të filluar një sipërmarrje ndërsa janë ende në shkollë të mesme.

*Dërgoni CV-në dhe letrën e motivimit në info@junior-albania.org deri në datë 7 mars 2019.

Më shumë informacion mbi përfshirjenhttps://bit.ly/2GSHMP2

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0