Aplikacioni MoneyCoach, i themeluar nga shqiptarë, me bazë në Gjermani, ka zhvilluar përditësime, që përfshijnë funksionalitetin për t’u lidhur me bankat gjermane dhe austriake për vizualizimin e të dhënave direkt në aplikacion.
Ky është një funksionalitet i fuqishëm për të gjithë userat që janë mësuar të paguajnë me kartë krediti apo që kryejnë transaksione nga llogaritë e tyre financiare. Meqenëse userat kanë të gjithë historinë e tyre bankare në aplikacion, ata mund të përfitojnë nga raportet e shumta që ndodhen në MoneyCoach.
Perjan Duro, themelues i aplikacionit thotë pëer Businessmag.al se, “Lehtësisht përdoruesit mund të shikojnë se ku kanë shpenzuar më shumë para me anë të grafikëve të shumtë, mund të krijojnë buxhete për të “kufizuar” shpenzimet e tyre, mund të krijojnë objektiva inteligjente, të cilat mund t’i ndihmojnë për të kursyer më shumë para dhe shumë funksionalitete të tjera”.
Lexo: MoneyCoach, aplikacioni i të riut shqiptar që listohet në krye të Apps nga Apple
Kompania MoneyCoach ka lançuar gjithashtu aplikacionin e saj për përdoruesit e telefonave Android.
Në MoneyCoach Blitz ju mund të:
* Shtoni të gjitha llogaritë tuaja
* Kontrolloni vlerën tuaj neto
* Shtoni të ardhurat dhe kostot fikse
* Shtoni lehtësisht të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet
* Transferoni paratë midis llogarive tuaja
* Fshi, modifiko, ose krijoni kategoritë tuaja dhe nënkategoritë
* Kontrollo buxhetin e mbetur për periudhën aktuale
* Kontrollo se ku ke shpenzuar më shumë para në kartën e kategorive më të përdorura
MoneyCoach mund të shkarkohet në App Store dhe në Android
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.