Sipas një studimi, ky është 'ilaçi' më i mirë që largon stresin

Sipas një studimi, ky është ‘ilaçi’ më i mirë që largon stresin


Sa shpesh qeshni në zyrë? Nga ajo e qeshura e çuditshme, që ndoshta shqetëson dhe kolegët. Në punë tregohemi të rezervuar, ndryshe nga ç’mund të jemi në përditshmërinë tonë.

Sipas një studimi nga institucione si Wharton, MIT dhe London Business School, e qeshura ul stresin dhe mërzitjen, rrit angazhimin dhe mirëqenien, dhe ndihmon jo vetëm kreativitetin dhe bashkëpunimin, por dhe saktësinë analitike dhe produktivitetin.

Menaxhimi i stresit tek punonjësit dhe drejtuesit është thelbësor. Kur jeni të stresuar, ju keni më shumë shanse për të vuajtur nga sëmundje, ankthi, pagjumësia, apo vështirësi përqëndrimi.

E qeshura është ilaçi më i mirë. Dhe është falas! Dhe nëse nuk gjeni kohë për të qeshur gjatë ditës, mund të përdorni këto mënyra të tjera për të reduktuar stresin dhe për të rritur produktivitetin.

Krijo një praktikë meditimi

Nëse arrin të organizosh mendimet e tua, do t’i japësh trurit një pushim shumë të nevojshëm. Kjo do të thotë se fokusi do të jetë i pastër si kristal kur të kthehesh sërish në punë. Një tjetër përfitim i meditimit është reduktimi i stresit dhe përmirësimi i humorit.

Largohu nga dhoma e mbledhjeve

Herën tjetër kur të kesh një takim me kolegët, zhvilloje jashtë. Ndoshta në një park aty afër, apo duke bërë një ecje jashtë ambientit të zyrës. Ky ushtrim do t’ju çojë nga karrigia dhe trupi juaj do të ndihet më mirë. Plus ai zhvillon kreativitetin përmes mjediseve të reja dhe ju frymëzon të shihni perspektiva të tjera përgjatë procesit.

Lexo një gazetë

Nëse je i stukturuar atëherë mjetet e planifikimit mund të të kursejnë shumë kohë dhe energji. Gazetat dhe revistat informuese mund të të mbajnë të fokusuar dhe plot energji për të filluar ditën.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0