10 idetë e biznesit në SuperGeneration

10 idetë e biznesit në SuperGeneration


Konkurrimi në SuperGeneration sapo ka hyrë në fazën e tij më interesante. Secili prej nesh do të mund të njihet me 10 konkurrentët finalistë përmes 10 videove prezantuese në platformën supergeneration.al. Me t’u futur në faqe, pasi t’i keni parë prezantimet, do të mund të votoni idenë që ju pëlqen më shumë përmes butonit voto.  Kështu bashkë zgjedhim idenë më interesante duke i ofruar çmimin e publikut, i cili do të jetë edhe çmimi i dytë.

Tre prej këtyre projekteve dhe startup-ve do të kalojnë në fazën finale, ku do të prezantohen përpara një jurie VIP, e cila do të vendosë edhe për çmimin fitues të SuperGeneration. Të kesh një ide është dicka normale, por ta bësh realitet atë duhet shumë punë dhe mbi të gjitha mbështetje, qoftë kjo financiare apo morale. Çdo ide e mirë që synon të bëhet biznes duhet të mentorohet nga dikush me përvojë, që di si zhvillohet një biznes dhe që ka përvojë në këtë drejtim.

Ky ishte dhe qëllimi i organizimit të ditës së Hackathones, ku 10 idetë më të mira, të përzgjedhura u udhëzuan dhe këshilluan nga mentorë me ekspertizë të gjatë në fushën e startup-ve e sipërmarrjeve të reja, pjesë e të cilëve ishin edhe disa prej ekspertëve të stafit të businessmag.al. Secili nga pjesëmarrësit prezantoi idenë e tij, ku përveç konsultave me pesona të fushës, shpjegoi edhe pse synonte fitoren e këtij kompeticioni, të organizuar nga ALBtelecom.

Ideja me të cilën u prezantua Hilari Rapushi konsistonte me holografinë dhe ndihmesën në mësimdhënie. Hilari synon ndërtimin e një aplikacioni, i cili do të bëjë të mundur zhvillimin e mësimit në mënyrën 3D ç’ka sipas saj do të përmirësojë mënyrën e transmetimit të mësimit dhe do të lehtësojë mënyrën e përthithjes së informacionit.

Shiko videon e prezantimit Këtu

Një tjetër pjesëmarrëse ishte edhe Teuta Dragoni, e cila paraqiti idenë e saj të quajtur “Trupi i Njeriut”. Përmes kësaj ideje ajo synon krijimin e një aplikacioni që do iu vinte në ndihmë profesorëve për mënyrën e organizimit të mësimit si dhe doktorëve, ku sipas saj ky aplikacion do ia bënte më të lehtë doktorit mënyrën e shpjegimit nga se vuan pacienti. Teuta për këtë ide është frymëzuar nga histori të saj personale dhe fakti që është nënë vetë e ka shtyrë që në këtë aplikacion t’iu dedikojë një hapësirë edhe nënave të reja  për t’iu ardhur sado pak në ndihmë me disa këshilla si t’i mbrojnë të vegjlit e tyre nga rreziku.

Ju mund të njiheni Këtu me 10 idetë që po vijojnë konkurimin. Duke votuar idenë tuaj të preferuar, ju i jepni mundësi një prej konkuruesve të fitojë mbështetjen e Albtelekom.

Shiko videon e prezantimit Këtu

Të jesh i vogël në moshë nuk të pengon të kesh një ide të madhe. Kjo vlen për Marion 17 vjeçarin e apasionuar pas teknologjisë, i cili përveçse ka shpikur “chatbot” Mark.0 dhe robotin Mark.1 (asistentin personal që të përgjigjet për çfarëdo që kërkon) ka menduar që përmes idesë së tij t’ju vijë në ndihmë turistëve me aplikacionin e tij “Travel”. Me anë të këtij aplikacioni ai ka menduar t’i vijë në ndihmë çdo turisti që kërkon të vizitojë vendin tonë. Mario tregon për BusinessMag se turistët shpeshherë hasen me mungesë informacioni kur vizitojnë Shqipërinë madje edhe vetë ka hasur problematikë të tillë në udhëtimet e tij. Ai është optimist në atë çfarë synon madje shprehet se ky aplikacion do të rrisë numrin e turistëve qoftë vendas apo të huaj.

Shiko videon e prezantimit Këtu

Studentët kanë nevojë të kenë një vend ku të mblidhen të gjithë bashkë, shprehet Gevio Tabaku, CEO dhe themeluesi i Nisma 13, në qytetin e Gramshit. Gevio përmes idesë së tij synon vënien në punë të një aplikacioni, i cili do t’ju vijë shumë në ndihmë studentëve në shkëmbimin e ideve, gjetjen e një shtëpie me qera apo gjetjen e një pune part-time, për të cilën shumë studentë kanë nevojë. Në aplikacionin e tij, Gevio ka menduar që një hapësirë t’iu dedikohet edhe prindërve. Aty do të munden të diskutojnë rreth problematikave me të cilat fëmija e tyre do të përballet gjatë studimeve. Gjithashtu do të mund të zhvillohen teste online, ku studentët do të praktikohen dhe do të marrin mësime.

Shiko videon e prezantimit Këtu

Idetë sjellin risi. Kështu shprehet Alberti, i cili po synon të sjelli gjëra të reja për turizmin shqiptar. “Astro Tourism Albania” quhet ideja e tij përmes së cilës do të bëhet i mundur zhvillimi i turizmit astronomik. Tashmë shikimi i yjeve dhe fenomeneve astronomike është një realitet. Me idenë e tij Alberti ka fituar çmimin e parë në startup3, në nëntor 2018. I pyetur nga businessmag.al se pse mendon se ideja e tij është më e mirë se e pjesëmarrësve të tjerë, Alberti shprehet se kjo ide nuk është zhvilluar asnjëherë as në vendet e Ballkanit e as në Shqipëri. Eshtë një ide, e cila do të sjellë risi në turizëm. Diçka interesante që Alberti rrëfen në lidhje me idenë e tij është se ai dëshiron që ky lloj turizmi të vijë edhe si dhuratë për çiftet e reja, pse jo të kenë në albumin e tyre foto nga galaktika.

Shiko videon e prezantimit Këtu

I apasionuar pas udhëtimeve, Albion Hodaj ka menduar të vijë me një risi në tregun shqiptar. Ai ka menduar për një biznes social dhe sensibilizues, përmes të cilit do të bëhet mbledhja e bidonëve, shisheve plastike dhe kanaçeve. Ky aplikacion do të këtë dy butona, butonin jeshil, i cili do ta kalojë një pjesë të lekëve për bamirësi, kuse butoni i kuq do të bëjë të mundur tërheqjen e lekëve nga personi që bën dorëzimin e materialeve.

Shiko videon e prezantimit Këtu

Tre vajzat nga Vlora Danjela, Tana dhe Ilva paraqitën idenë e tyre sociale në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara, të verbërve. Për këtë aplikacion nevojitet një kamer, GPS, një sistem audio për t’u orientuar në bazë të tingujve. Kjo ide ka marrë shkas nga historitë personale të tyre.

Shiko videon e prezantimit Këtu

Të shesësh online është bërë diçka e modës, por në varësi të asaj çfarë shet shihet ecuria e biznesit. Kështu mendon Anesti Pupi ideja e të cilit konsiston me shitjen online të produkteve artizanale madje edhe duke i personalizuar ato sipas dëshirës së klientit. Ai ka menduar ndërthurjen e së vjetrës më modernen.

Shiko videon e prezantimit Këtu

Sonila Mato ka menduar që me idenë e saj t’ij vijë në ndihmë udhëtarëve. “E-ticket” e ka emëruar idenë e saj. Kjo ide shprehet ajo ndihmon të gjithë udhëtarët që përdorin transportin ndërqytetas për të shmangur radhën dhe për të shmagur konfliktet me udhëtarët për vendin e rezrvuar.

Shiko videon e prezantimit Këtu

Ndërsa Dorian Kane dhe Kadri Mane prezantuan idenë e tyre www.mine.al që konsiston në monitorimin e makinerive mining për rrjetin blockchain për bitcoin. Mine.al është website i krijuar dhe funksionon edhe në gjuhën angleze.

Shiko videon e prezantimit Këtu

Të pyetur nga businessmag.al se përse kanë vendosur që këto ide t’i zhvillojnë përmes aplikacioneve online ata shprehen se kjo mënyrë e të bërit biznes është bërë trend. Me këto ritme që po zhvillohet biznesi online shprehen ata është koha e duhur për të nisur kështu, sepse në të ardhmen prirjet që ky biznes të zhvillohet do të jenë masive dhe nuk do të ketë hapësirë për të gjithë.

SuperGeneration do të vijojë misionin e saj për të mbështetur talentet e reja gjatë gjithë këtij viti.

Ju mund të njiheni Këtu me 10 idetë që po vijojnë konkurimin. Duke votuar idenë tuaj të preferuar, ju i jepni mundësi një prej konkuruesve të fitojë mbështetjen e Albtelekom.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0