Argita Zalli, doktoresha e suksesshme në Angli

Argita Zalli, doktoresha e suksesshme në Angli



Krenohemi kur lexojmë për shqiptarët e suksesshëm jashtë vendit. Kur ato janë gra, krenaria është e dyfishtë. Dr. Argita Zalli është një nga shqiptarët që ka ngritur lart imazhin e vendit. Në një intervistë të zhvilluar nga BusinessMag.al Argita na flet lidhur me shkollimin, gjërat e vyera që ka në jetë, projektet dhe planet e së ardhmes. Së fundi ka qenë e angazhuar me disa zbulime të fushës së saj. Një nga këto zbulime lidhet me stresin, rolin negativ që ka ai në sistemin imunitar, si ai e prish balancën mes disa qelizave të ndryshme dhe redukton abilitetin e trupit për të luftuar sëmundjet.

Pjesë e angazhimeve të saj ka qenë edhe analizimi i të dhënave nga një studim i madh në Angli, nga i cili ka zbuluar se njerëzit që kanë një inflamacion persistent në shkallë të ulët, mund të prediktojë simptomat depresive tek njerëzit.  Studimet e saj janë publikuar nga gazetat dhe revistat më prestigjoze në Angli. Aktualisht po merret me disa dizenjime dhe projekte të shkollës së mjeksisë, të cilat, pritet të vihen në funksion në tetor me studentët e vitit të ardhshëm. Ajo po punon fort edhe për disa projekte të tjera lidhur me universitetin. Argita punonte vitin e kaluar si lektore me studentët e mjeksisë dhe gjithashtu ka bërë kërkime shkencore në fushën e Hematologjisë.

Vitin e kaluar dha kontribuitin e saj në një nga programet e studimit, i cili u krijua në 2018-ën për herë të parë, ndërsa tani është specialiste në fushën e pedagogjisë.  Mënyra se si studentët ia shpërblejnë orët e saj të lodhjes dhe përkushtimit e ka nxitur të fillojë sërish një tjetër studim, i cili fokusohet në pedagogjinë në universitet. Bursa është trevjeçare, part- time dhe është financuar nga universiteti.

Për BusinessMag.al ajo thotë: “Jam në pikën më të mirë të karrierës time. Studentët i shoh si klientët e mi. Prandaj ndiehem e detyruar që të bëj çmos që të jenë të plotësuar në aspektin mesimor. Jam gjithmonë e hapur me studentët për të arritur atë që ata synojnë duke u munduar t’ju ofroj një eksperiencë multi-dimensionale në universitet për t’i përgatitur për punë në të ardhmen e tyre të afërt, ku ndyshimi po evoluon me shpejtësi. Mes meje dhe studentëve nuk ka barriera”.

Kthimet e saj të shpeshta në Shqipëri, herë për punë e herë për të kryer një mision të veçantë, i quan si gjënë më të arrirë. “Shqipërinë e kam gjithmonë me vete”- thotë ajo. Kthehet vazhdimisht për koferenca të ndryshme në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Në vitin 2017 së bashku me motrën e saj ajo mbajti një koferencë sensibilizuese në lidhje me kancerin e gjirit me studentë të mjekësisë e me gra. Përtej suksesit, nuk anashkalon edhe pjesën humanitare që zhvillon me fëmijët në nevojë në Shqipëri. Gjithë rrugëtimin e saj, shprehet se nuk do t’ia kishte dalë pa përkrahjen e familjes dhe mësuesve të saj. E aq më pak nuk lë pa përmendur gjyshin Llazi, i cili e ka motivuar që të vogël për t’u marrë me mjeksi. Për Argitën karriera është e lidhur me jetën e njeriut, është ajo ç’ka na formon, është një pjesë e jetës, por familja është gjëja më e shenjtë në jetë. “Asaj duhet t’i përkushtohemi me çdo kusht”,- e mbyll rrëfimin e saj Argita Zalli.
Lexo: Bora Qesja, e suksesshme përtej kufijve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0