5 të rinj shqiptarë që i janë përkushtuar fermës

5 të rinj shqiptarë që i janë përkushtuar fermës


Ndonëse jetojmë në shekullin e internetit  dhe teknologjisë jo domosdoshmërisht të gjithë do kemi mundësinë t’i shohim para laptopit.  Jo të gjithë e mendojnë të ardhmen e tyre  të lidhur me shkencën. Janë të rinj në moshë dhe i janë përkushtuar krijimit dhe zhvillimit të një ferme, një biznesi.

Ina Nanaj ka zgjedhur të krijojë një fermë, e cila rrallë gjendet në vendin tonë. Quhet Hidro Farm dhe është vetëm pak kilometra larg Tiranës. Zotëron një sipërfaqe prej 4000 metër katror, ku 2000 metër janë në serë dhe 2000 të tjera janë jashtë serës. “HidroFarm” është një projektim i dy personave të lindur dhe shkolluar në qytet dhe specializuar në këtë fushë, ku shpirti i punës dhe bashkimi nga i njëjti vizion krijoi një fermë të vogël.

Lexo: Ferma që mund ta keni edhe në shtëpinë tuaj

Ejona është  një tjetër vajzë e cila ka menduar t’i përkushtohet fermës. Ajo merret me rritjen dhe mbarështimin e dhive.  Ferma Amlathia ndodhet në Fshatin Rinia në Durrës dhe është një nga  fermat e pakta ekologjike në Shqipëri. Familja, miqtë, dhe konsumatorët janë ato që kanë besuar në projektin e saj.

Lexo: Ferma Amalthia, MIKJA QË U RRIT sa hap e mbyll sytë!

Anisa Kadare, një vajzë 27 vjeçare, ka arritur të zhvillojë një biznes social në Shqipëri, falë edhe studimeve të saj në Milano. Kjo ide i ka ardhur nga dëshira për të mbledhur produkte organike tradicionale. Ndërthurja e  dy koncepteve biznes dhe social e kanë bërë Anisën të merret me diçka të tillë.

Lexo: Njihuni me Anisën, vajzën që realizoi idenë e saj duke krijuar një biznes social

Sokol Proja dhe një italiane, sjellin në shqipëri fermën medicinale. Deri tani janë kultivuar 10 hektarë me bimë medicinale biologjike dhe brenda dy vjetësh parashikohet 3-fishimi i sipërfaqes së mbjellë.

Lexo: Ferma medicinale shqiptare, një sipërmarrje që po nxit zhvillimin e ekoturizmit

Albi Sulo, i riu nga Tirana i cili është angazhuar  me krijimin e një fermë me Aloe Vera duke e kthyer në biznes. Albi zotëron një fermë, ku ka kultivuar rreth 4000 rrënjë Aloe Vera, të variteteve të ndryshme. Synimi i tij është të zhvillojë biznesin edhe jashtë kufijve.

Lexo: Albi Sulo dhe biznesi i tij me Aloe Vera

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0