Historia e panjohur e Mastro Lindo

Historia e panjohur e Mastro Lindo


Figurën e Mastro Lindos e kemi parë në reklamat tërheqëse dhe më vonë në dollapët e shtëpisë, ku mbajmë detergjentët. Nëse e keni pyetur veten si kjo figurë u bë kaq e dashur, ne kemi përgjigjen.

Mastro Lindo, qerosi zemërmirë, i veshur në të bardha e gjithmonë i pastër, është një imazh i ngulitur mirë në mendjen tonë.

Askush nuk e di me siguri prejardhjen e tij. Por, të gjithë e dimë se ai ka lindur për të pastruar. Ndërkohë që shumë djemve iu pëlqen të bëjnë rrëmujë, ai gjen mënyra për t’iu shmangur atyre. Ai kishte shumë miq, por një ide tjetër për t’u argëtuar. Ndërkohë që rritej edhe kurioziteti rritej bashkë me të. Ndaj, ai e la shtëpinë, për të mësuar më shumë. Dhe kur mësoi gjithçka mundej, pasionet e tij u rritën më shumë. Më në fund erdhi dita që ai u bë ekspert në zhdukjen e papastërtitve. Këtë nuk po e bënte për veten, po për të ndihmuar të tjerët, pavarësisht kush ishin, ku jetonin, apo sa e madhe ishte rrëmuja.

Historia e Mr. Clean, na bën të kuptojmë që pasioni është një ndjenjë motivuese, por mund t’i japim zë vetëm duke punuar. Duke u treguar këmbëngulës e duke ndjekur ëndërrat tona ne do të bëjmë të lumtur veten, por edhe ata që na rrethojnë. Në videon e mëposhtme tregohet origjina e Mr. Clean dhe sesi ai krjoi një produkt që plotësonte nevojat e njerëve.

Mastro Lindo një “sipërmarrës” që solli risi: 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=54&v=djxTSTEqsDI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0