Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur ndryshimet kryesore lidhur me tatimpaguesit fermerë:
Norma e kompensimit të fermerëve
Norma e kompensimin për fermerët dhe TVSH-ja e shënuar në faturë nga grumbulluesi është 6%. Personi i tatueshëm blerës, krediton kompensimin prej 6%.
Detyrimet e fermerit
Fermeri, për të përfituar nga skema e kompensimit duhet të regjistrohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore për t’u pajisur me NIPT brenda dy ditësh pune. Drejtoria Rajonale Tatimore pajis me certifikatë NIPT-i fermerin, duke shënuar si emër “Fermeri A.B.” dhe NIPT-in që gjeneron sistemi.
Detyrimet e personit të tatueshëm
Shoqëria grumbulluese që merr furnizimin, përpara se të lëshojë faturën e parë në emër të fermerit, duhet të njoftojë Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse që është aplikues i skemës së kompensimit të fermerit duke i bashkëngjitur dhe marrëveshjen me fermerin.
Për rimbursimin e pjesshëm të TVSH-së po kundërshtojnë prej kohësh agropërpunuesit. Ata thonë se u duhet të paguajnë vetë pjesën e mbetur të TVSH-së prej 14%.
Lexo: Agropërpunuesit kërcënojnë se nuk do të blejnë më qumësht tek fermerët, nëse nuk rishikohet TVSH
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.