Prej më shumë se tre muajsh Turqia ka hyrë zyrtarisht në recesion. Ekonomia e këtij vendi u tkurr 2.4% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pas uljes 1.6% në tremujorin e mëparshëm.
Ekonomia turke u dobësua, pas një zhvlerësimi të fortë të monedhës vendase. Pasojë e luftës tregtare me SHBA-në, lira u zhvlerësua 30% ndaj dollarit, duke bërë që vendi të importojë shumë më shtrenjtë.
Konflikti politik me pasoja të theksuara ekonomike lidhet me qëndrimet e kundërta të Turqisë dhe SHBA-ve për disa çështje. Dy burime konflikti janë mënyra si luftohet grupi militant i shtetit islamik në Siri dhe planet e Turqisë për të blerë sisteme raketore në Rusi.
Një konflikt i zgjatur është edhe kërkesa e Turqisë për ekstradimin nga SHBA i Fethullah Gulen. Zyrtarët e akuzojnë atë për grushtin e shtetit në Turqi në vitin 2016, Ndërsa Zyrtarët e SHBA vlerësojnë se nuk ka prova të mjaftueshme për ekstradimin e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto