Art dhe biznes. Historia e Edlira Sulajt që po bën veshjet tradicionale të Shqipërisë dhe Ballkanit - Business Magazine Albania

Art dhe biznes. Historia e Edlira Sulajt që po bën veshjet tradicionale të Shqipërisë dhe Ballkanit


Prodhon dhe ripunon veshje tradicionale. “Shtëpia e Artizanit”, është sipërmarrja e Edlira Sulajt. Ky është një biznes që nuk e has shpesh dhe jo kushdo preferon t’a zhvillojë. Në panairin e grave, në Ambasadën Holandeze, Edlira na tregon se biznesin e ka filluar që kur ishte fëmijë. “E kam nisur që kur kam lindur”, thotë ajo. Fakti që është rritur me rrobaqepsinë, e ka tërhequr gjithmonë të merret me këtë profesion. Edlira nuk pati mundësi të ndiqte studimet e larta.

Familja e saj ishte e persekutuar në atë kohë, por kjo nuk e pengoi asapk të ishte e suksesshme në biznes. Prej mëse 22 vitesh është fokusuar tek biznesi. 10 vitet e fundit, sipërmarrja e saj është përqëndruar tek veshjet tradicionale. Pasioni për këtë aktivitet është thelluar më tej, për faktin se ky “labirint” siç e quan ajo, e ka bërë të ishte edhe më shumë kërkuese. Kur flet për fillimet e kësaj eksperience, Edlira nuk ndan kujtime shumë të bukura.

Ajo tregon për BusinessMag.al se familja nuk e ka mbështetur në këtë drejtim. “Nuk kanë dashur që t’i përkushtohem këtij lloj biznesi. Madje as lekët e para që fitova, nuk m’i pranuan në shtëpi. Unë çdo para të fituar e ri investoja, në blerje copash, tekstile, penj e ngjyra. Nëse të gjitha vajzat preferojnë të blejnë këpucë e fustane unë preferova të zhvilloj biznesin me paratë e mia”,- shprehet ajo.

Kur pyetet nëse është e kënaqur me arritjet deri tani, ajo thotë, “Kam një biznes që më kënaq shumë moralisht, sepse rritja nga ana morale të rrit edhe më shumë”. Duke punuar e studiuar në mënyrë autodidaktike veshjet tradicionale, ajo thekson se synim i saj u bë të mbajë gjallë  trashëgiminë kulturore shqiptare.

Sot Edlira Sulaj zotëron në hyrje të Tiranës një punishte, ku krijohen veshje tradicionale të të gjitha trevave shqiptare, për meshkuj dhe për femra. Në punën e Edlirës modifikimi i veshjeve është i ndaluar. Kush i modifikon sipas saj, thjesht i bën keq trashëgimisë kulturore.

Por ku i merr ajo materialet e nevojshme për këto punime?!

Lënda e parë sigurohet pjesërisht nga Shqipëria dhe pjesërisht jashtë. “70% e kostos së produktit që kemi, është fuqi puntore sepse ne edhe lëndën e parë e përpunojmë pastaj fillojmë prodhimin”, – shprehet Edlira. Sot ajo ka punësuar 13 gra e vajza. Edhe pse me paga mbi mesataren në fushën e punimeve artizanale, ajo tregon se pagat për to nuk janë të mjaftueshme për punën e lodhshme që bëjnë. Gratë janjë trajnuar dhe duhen minimalisht 3 vite që çdonjëra prej tyre të bëhet specialiste të marrë përsipër ndërtimin e një veshje. Ndaj sipas saj, qeveria shqiptare, duhet të vlerësojë mundësinë për të ofruar një pagesë të veçantë për artistët që po mbajnë gjallë traditën.

Në muzeun e saj, ku mund të shikoni por edhe të blini veshje, Edlira ofron kurse falas për vajzat e reja që duan të mësojnë punimin e veshjeve. Mes veshjeve tradicionale, nuk përjashtohet mundësia që një veshje të mund t’a keni edhe për përdorim të përditshëm. Mjafton të zgjidhni llojin e veshjes që doni ta keni me motive të një treve të preferuar.

Klientët e saj janë kryesisht shiptarët që jetojnë jashtë, por nuk përjashtohen edhe institucione të ndryshme. E njohur tashmë për punimet artizanale, Edlira po realizon veshje edhe për muzetë etnografikë të vendeve fqinje,si Greqia, e Bullgaria.

“Një veshje tradicionale për çdo shtëpi është një vlerë e shtuar për kombin,”- e mbyll rrëfimin e saj Edlira.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0