Samsung prezanton seritë e reja të optimizuesve të zërit për televizorët QLED

Samsung prezanton seritë e reja të optimizuesve të zërit për televizorët QLED



Samsung lançoi sot dy bokset e reja të serisë Q që prezantojnë teknologjinë Samsung Acoustic Beam, si dhe funksionin e ri të përshtatjes së zërit. Si pjesë e një bashkëpunimi të Samsung Audio Lab dhe Harman Kardon, bokset HW-Q70R dhe HW-Q60R janë më të mençur se kurrë, duke ofruar një eksperiencë sa më të gjallë të zërit për teatro në shtëpi.

Duke përdorur teknologjinë e Përshtatësve të Zërit, bokset HW-Q70R dhe HW-Q60R mund të analizojnë kontentin që shfaqet në televizorin tuaj dhe ta përshtasin zërin për çdo skenë. Gjithashtu, HW-Q70R dhe HW-Q60R do të kalojnë automatikisht në modalitetin e përshtatjes zanore kur televizori Samsung 2019 QLED TV është i lidhur dhe modaliteti i saj i IA (Inteligjencës Artificiale) është i aktivizuar.

“Nëpërmjet Përshtatësit të Zërit, që e kupton tingullin dhe e optimizon atë sipas skenës, dëgjuesit mund të shijojnë tinguj edhe më realë për çdo zhanër”, tha Jongsuk Chu, Zv/President Ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics. “Bokset e reja të seriesë Q sjellin cilësi të lartë që është rivitalizuar nga ekspertët dhe dizenjot e funksioneve që ofrojnë një estetikë tërheqëse për të krijuar një përvojë më të mirë për teatër dhe shtëpi, për gjithë klientët tanë”.

HW-Q70R dhe HW-Q60R gjithashtu ofrojnë teknologjinë e Samsung Acoustic Beam. Teknologjia Acoustic Beam përdor një sërë hapësirash në altoparlant për të krijuar një peizazh zëri më dinamik dhe panoramik. Këto karakteristika do të mbushin çdo cep të dhomës përmes një peisazhi të gjerë dhe të plotë tingujsh.

Për një integrim më të mençur dhe më të lehtë me jetën e konsumatorëve, bokset e serive Q kanë gjithashtu lidhje me Bluetooth, duke i lejuar përdoruesit të shijojnë lehtësisht muzikën me cilësi të lartë edhe nga telefonat e tyre të mençur.

Përveç kësaj, boksi HW-Q70R është i pajisur me Dolby Atmos dhe DTS: X, teknologji zeri 360-gradë. Me HW-Q70R, konsumatorët tani mund të gëzojnë një eksperiencë intensive të argëtimit në shtëpi, me efekte zëri që pushtojnë gjithë dhomën.

Së bashku me teknologjitë Dolby Atmos dhe DTS: X, HW-Q70R ka një faktor elegant të formës, me një lartësi prej vetëm 2.3 inç (59mm), e cila i përshtatet më mirë me televizorin QLED.

Bokset e reja të Samsung do të jenë në dispozicion në muajin maj. Për më shumë informacion mbi bokset Samsung, ju lutemi vizitoni: www.samsung.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0