Pjesëmarrësit, të moderuar edhe nga z.Dritan Mezini (Anëtar i Bordit ACN) prezantuan veten dhe shërbimet e tyre përpara një grupi prej 60 konsulentësh.Arben Memo (Drejtues i Bordit ACN), në emër të Bordit dhe anëtarëve të rregjistruar të ACN, bëri një prezantim të shkurtër mbi Historikun, Objektivat dhe Aktivitetet që ACN organizon dhe promovon në suport të Biznesit të Konsulencës. Takimi u përshëndet edhe nga z.Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes.
Ja disa nga eventet e pritshme të ACN për 2019-ën:
1.Forumi i II-të i Konsulencës ( 30 Maj 2019 ).
2. Evente B2B / C2B në bashkëpunim me AITA në javën 4-8 Mars: a) Trajnim “Hoë to organize a B2B event” (1 ditë) b) Trajnim “Export Marketing for IT companies” (2 ditë – ka vend për konsulentë të eksportit).
3. Pjesëmarrje në aktivitetin “Agrotech Expo & Forum” në bashkëpunim me RISI Albania (15-16 Mars – ka vend për anëtarët që japin shërbime në agrobiznes).
4. Klubi i Konsulentëve “Members to Members – MtM” ( mars / qershor / shtator / dhjetor 2019 – kanë prioritet anëtarët e rinj).
5. Dy Trajnime të dedikuara për CMC në bashkëpunim me BERZH.
6. Aktivitete Networking me Shoqata Biznesi dhe Shoqata analoge të Konsulencës në Kosovë, Itali.
7. Pjesëmarrje periodike në Takimet e Këshillit të Investimeve, të organizuar nga BERZH në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.
ACN synon bashkimin e ekspertëve për të gjeneruar më shumë biznes dhe ide me qëllim promovimin dhe mbështetjen e shërbimeve të konsulencës profesionale.
ACN fton anëtarët e platformës në Whatsapp dhe ata që ishin pjesë e takimit të datës 17 Janar 2019, që të anëtarësohen në mënyrë që të mund të kontribuojnë në të gjitha eventet që parashikohen.
Për regjistrime apo informacione shtesë dergoni email në office@albconsulting.org, vizitoni faqen www.albconsulting.org ose kontaktoni në numrat e telefonit 042233448/0692032520 .
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.