Pyetja që duhet t'i bëni vetes çdo mëngjes për të qenë të lumtur

Pyetja që duhet t’i bëni vetes çdo mëngjes për të qenë të lumtur


Cili është mendimi i parë që të shkon në mend sapo zgjohesh?

A fillon të mendosh për të gjitha punët që ke për të bërë? Email-et që duhet t’u përgjigjesh, apo dhe punët e shtëpisë që nuk duhen shmangur?

Apo…

Mendon për gjërat që të bëjnë të lumtur? Puthjen që do të marrësh nga vajza apo djali para se ta nisësh për në shkollë, përqafimin e partnerit kur kthehesh nga puna, apo thjesht faktin se edhe pse nuk i ke të gjitha ato që dëshiron, gjithçka do të shkojë mirë?

Albert Einstein ka thënë: “Vendimi më i rëndësishëm që bëjmë është nëse besojmë se jetojmë në një univers miqësor ose armiqësor.”

A është bota në të cilën ti jeton miqësore apo armiqësore? Si e sheh atë? Është në dorën tënde të vendosësh?

Çdo ditë kur zgjoheni duhet të pyesni veten: “Jetoj në një botë të mirë apo në një botë të keqe?”

Sido që ta vlerësoni botën tuaj ajo do të kthehet në një impakt pozitiv ose negativ për ditën tënde. Remez Sasson thotë se kur mendojmë pozitivisht “… sytë na shkëlqejnë, kemi më shumë energji dhe jemi më të lumtur.”

Dikush të del përpara në trafik? Është në rregull. Të paktën nuk ju goditën, duke bërë që të shkonit vonë në takimin tuaj dhe duke ju detyruar të kontaktoni kompaninë e sigurimit, për të nisur procesin e gjatë dhe të mërzitshëm të riparimit të automjetit.

Njerëz që ecin ngadalë në rrugë përpara jush? Bëj durim! Merr kohë për të thithur më shumë ajër e për të ecur dhe ti më qetë.

Duke e nisur ditën me një vendim se bota është e mirë, ka më pak shanse të reagoni në mënyrë negative kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç i keni planifikuar. Bëj më shumë durim. Ki më shumë shpresë.

Susan Reynolds, bashkëautore e Train Your Brain To Get Happy, thotë se “të ndjesh kënaqësi do të thotë të stimulosh trurin të përgjigjet pozitivisht ndaj këtij reagimi.”

Me fjalë të tjera, sa më shumë të mira të kërkosh në botë, më shumë të mira do të marrësh në këmbim.

Kur zgjoheni dhe zgjidhni (me vetëdije ose pa vetëdije) që të jetoni në një botë “të keqe”, ju e kaloni ditën tuaj shumë ndryshe. Ju ndiheni të zhgënjyer kur ngecni pas dikujt që ecën ngadalë ose nëse jeni të mbërthyer në trafik. Qëndrimi në rradhë në dyqan duket si një përjetësi dhe çdo gjë që bëni ju duket dhjetë herë më e vështirë.

Asgjë nuk funksionon siç duhet dhe ju jeni vazhdimisht duke pritur që gjërat të shkojnë keq, gjëra që “vërtetojnë” se bota është një vend armiqësor.

Zgjedhja për të menduar pozitivisht siguron gjithashtu shumë përfitime të mëdha shëndetësore.

Zvogëlon rrezikun e depresionit, zvogëlon ankthin dhe madje ju bën më të qëndrueshëm ndaj çdo problemi që po ndodh. Njerëzit që shikojnë në anën e ndritshme të jetës kanë tendencë të jetojnë më gjatë dhe e kanë më të lehtë për të përballur me stresin që jeta e zakonshme ofron.

Është shumë e lehtë të mbetesh i ngecur dhe i mbërthyer në negativitet, veçanërisht me gjithçka që po ndodh në botë. Ju nuk mund të kaloni nëpër mediat e tua sociale pa parë mjaft postime për të gjitha gjërat që janë “të gabuara”.

Nëse dëshiron të jesh versioni më i mirë i vetes, duke menduar gjënë e parë pozitive në mëngjes është mënyra për të arritur atje.

Ja disa këshilla për t’ju ndihmuar të fokusoheni më shumë në të mirën sesa në të keqen:

  • Zgjidh fjalët dhe thëniet që pasqyrojnë një qëndrim pozitiv: “Do të kem një ditë të mirë” ose “Unë jam entuziast për atë që më pret sot”.
  • Përqendrohuni në gjërat që ju bëjnë të lumtur: “Mezi pres të puth e të pëqafoj nënën time” ose “Mezi të pres të shoh rezultatet e projektit për të cilin po punoj!”
  • Vlerësoni gjërat e mira në botën tuaj: “Unë jam mirënjohës për shëndetin tim, faktin se unë mund të paguaj faturat, dhe se unë kam një familje kaq të mrekullueshme!”
  • Kaloni më shumë kohë me njerëz pozitivë, duke e bërë më të lehtë të jeni dhe vet pozitiv!

Nuk do të jetë kurrë 100%, por nëse përqendroheni te e mira vetëm pak më shumë se tek e keqja, po përparoni. Mbani mend se keni një zgjedhje. Bëjini vetes një nder dhe zgjidhni të mirën. Kjo do t’ju bëjë më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0