Ministri Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, vizitoi nga afër këto biznese dhe u njoh me ecurinë e këtyre sipërmarrjeve shqiptare tashmë të afirmuara në tregjet e huaja, me produktet e përpunuara të kërmijve dhe atë të prodhimit të peletave.
“Vizitova dy biznese, që mbi rrënojat e Kombinatit të Maliqit, kishin ngritur përmes vështirësive të shumta por me shumë pasion, dy aktivitete, respektivisht përpunimin e kërmijve dhe prodhimin e peletave, të dyja të destinuara për eksport,” u shpreh Shalsi.
“U njoha me Kriston dhe Festimin, si dhe problematikat e bizneseve të tyre. Por, edhe me mundësitë që kanë për t’u zgjeruar në të ardhmen,” vijoi ministri, ndërsa shpreh vendosmërinë për t’i mbështetur këto biznese dhe për t’i lehtësuar nga pengesat e pakuptimta administrative që hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.