Facebook ka blerë GrokStyle, një startup që përdor IA për t’ju ndihmuar të blini mobilje dhe sende të tjera për shtëpinë.
Kjo është lëvizja më e fundit që rrjeti social po përdor për të hyrë më thellë në e-commerce në vitin 2019.
Zëdhënësja e Facebook Vanessa Chan konfirmoi blerjen duke thënë: “Ne jemi të lumtur për të mirëpritur GrokStyle në Facebook. Ekipi dhe teknologjia e tyre do të kontribuojnë në aftësitë tona të IA”.
GrokStyle, e themeluar në vitin 2016 sipas CrunchBase, është një startup në San Francisko i specializuar në kërkimin vizual. Kompania është e njohur për teknologjinë që lejon blerësit të kërkojnë mobilje dhe sende të tjera duke bërë fotografi me telefonat e tyre. Vitin e kaluar, kompania u bashkua me Ikea në aplikacionin e saj për mobiljet në realitet virtual.
Ende nuk është e qartë saktësisht se çfarë do të bëjë ekipi i Facebook brenda GrokStyle. Por është një tjetër shenjë e mundshme që Facebook ka në plan të futet më thellë në dimensionin e blerjeve.
Kompania ka shtuar në mënyrë të vazhdueshme opsionet e blerjeve në Instagram, por nuk ka treguar shumë për përvojat e ngjashme blerjes në aplikacione të tjera.
Facebook po ndërton platformën e vet të realitetit të shtuar, duke përfshirë opsione të blerjes së karakteristikave të realitetit të shquar në Messenger.
/Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto