Nëse jeni duke u përpjekur të mësoni një gjuhë të re, por po hasni në një proces të ngadaltë, shkencëtarët nga Gjermania mund të kenë gjetur një mënyrë për të ndihmuar në shpejtimin e gjërave.
Sipas hulumtimit të tyre, është e mundur që truri juaj të krijojë lidhje midis fjalëve në dy gjuhë ndërsa ju jeni në gjumë.
Lexoni: Shkenca ju tregon, sa orë gjumë ju nevojitet sipas moshës
Truri ynë vazhdimisht përpunon informacion, madje edhe gjatë gjumit të thellë dhe hulumtimet e reja thonë se në fakt mund të jetë e mundur të mësojmë informacion të ri ndërsa flemë, sipas një zbulimi nga hulumtuesit gjermanë të publikuar, në Current Biology.
Informacioni i mësuar në çdo moment mund të mbahet mend gjatë gjumit të thellë, kështu që shkencëtarët parashikojnë se është e mundur që të thithni edhe informacione të reja.
Udhëhequr nga Katharina Henke, Marc Züst dhe Simon Ruch nga Instituti i Psikologjisë në Bern, një ekip shkencëtarësh testuan nëse është e mundur që të mësohet një gjuhë të re kur je duke fjetur.
Është e vështirë të përcaktohen gjendjet e koshiencës, të tilla si ‘në gjumë’ dhe ‘zgjuar’. Megjithëse ne përdorim termat “zgjuar” dhe “në gjumë” për të përcaktuar gjendjen tonë të koshiencës, truri ynë nuk është kaq i drejtpërdrejtë.
Truri ynë ndryshon në mes të dy fazave, përafërsisht çdo gjysmë dite – fazat aktive dhe fazat pasive.
Në eksperiment, pjesëmarrësve iu dhanë kufje për të dëgjuar gjatë gjumit fjalë nga një gjuhë artificiale, si dhe bëheshin përkthimet në gjuhën gjermane për këto fjalë – kur fjala përsëritej vazhdimisht, në mënyrë të pandërgjegjshme ato fiksoheshin në tru.
“Ishte interesante që zonat gjuhësore dhe hippocampus, të cilat normalisht rregullojnë mësimin e gjuhës ndërsa jemi zgjuar – u aktivizuan edhe kur mësonim fjalorin në gjumë të thellë”,- tha bashk autori i studimit, Marc Züs, në një Deklaratë për shtyp.
Lexoni: 5 mitet që duhet të dini në të mësuarit e një gjuhe të huaj
“Duket se këto struktura rregullojnë formimin e kujtesës pavarësisht nga gjendja e vetëdijes në të cilën ne jemi – qoftë pa vetëdije në gjumë, ose me vetëdije ndërsa jemi zgjuar”.
Pra, duket se gjumi nuk është një gjendje ku ne jemi të mbrojtur nga bota e jashtme, siç është pranuar gjerësisht në fushën e hulumtimit të gjumit. Kjo do të thotë se të mësuarit e sofistikuar është i mundur gjatë kohës që jeni duke dremitur.
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.