Si të bëhemi një sipërmarrës i suksesshëm?

Si të bëhesh një sipërmarrës i suksesshëm?! Këshilla nga sipërmarrës shqiptarë


Kadri Morina, Vasil Naçi dhe Flamur Hoxha, tre ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në Shqipëri, e prej disa vitesh edhe në tregje të huaja, sugjerojnë disa këshilla për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm. Ne ndajmë me ju disa prej tyre.

Sipas sipërmarrësit Vasil Naçi për të arritur sukses në sipërmarrje duhet të kesh besim në vetvete, të kesh ëndrra dhe të punosh fort për t’i bërë realitet ato. Sipas tij, të rinjtë duhet ta shikojnë veten si qytetarë të kësaj bote, e cila ndryshon çdo ditë. Ta duan jetën, të kujdesen për çdo aspekt të saj, të kultivojnë frymën e mirënjohjes dhe kontributit.

Lexo: Punë, disiplinë e këmbëngulje. Këshillat e sipërmarrësit Vasil Naçi për sukses  

Ndërsa Kadri Morina këshillon që sinqeriteti dhe atraktiviteti janë dy pikat kyçe që të çojnë përpara, drejt suksesit. Sipas tij, ëndërr në jetë nuk duhet të jetë paraja, por puna. Njeriu duhet t’i vërë një qëllim vetes dhe të synojë arritjen e këtij qëllimi. Sipërmarrësit e rinj zgjedh t’i motivojë me këtë shprehje: ”Biznesi fillohet me punë, puna të sjell para, paraja të sjell punë, kënaqësi, dashamirësi”.

Lexo: POST STARTUP GRIND, KADRI MORINA: “NË JETË NUK DUHET TË JETË ËNDËRR PARAJA, DUHET TË JETË ËNDËRR PUNA.”

Flamur Hoxha, për të gjithë ata që synojnë sukses në sipërmarrjen e tyre këshillon: punën e ndershme, impenjimin, të qenurit shumë dimensional, zgjedhjen e partnerit të duhur. Mbi të gjitha të kesh pasion punën dhe të jesh profesionist.

Lexo: Do të bëhesh sipërmarrës i suksesshëm?! Ja disa këshilla nga Flamur Hoxha

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0