Udhëtimit një-orësh me teleferik, midis stacioneve të skive në Zvicër dhe Itali i është dhënë dritë jeshile. Kalimi më i lartë në Alpe do të hapet në vitin 2021.
Ndërtimi mund të fillojë në projektin e lidhjes së jashtme të Alpine Crossing midis resorteve të Zermatt dhe Cervinia pasi, Fondacioni Zviceran për Mbrojtjen e Peisazhit dhe Hekurudhat Malore të Zermatt, nënshkruan një marrëveshje që mori në konsideratë interesat e të dyja palëve”.
Palët ranë dakod për një integrim më të mirë të peisazhit për sa i përket ndriçimit të jashtëm të stacionit në mal dhe dizajnit të ngjyrave të stacionit në luginë. Ata gjithashtu, ranë dakord të çmontonin hekurudhën ekzistuese për transportimin e mallrave mes Klein Matterhorn dhe Cime Bianche Lagi në Itali, si dhe ashensorin ekzistues të kufirit.
Puna e ndërtimit në projektin Alpine Crossing, i cili do të kushtojë rreth 30 milionë dollarë, do të fillojë menjëherë.
Gondola me trie kabllo do të vazhdojë gjatë gjithë vitit, duke transportuar rreth 2,000 njerëz në orë për “jo më pak se 150 franga për një rrugë”. Për këtë çmim, turistët do të gëzojnë një kabinë luksoze me ndenjëse të ngrohta prej lëkure.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
