Në konsulencë me studion Roland Berger dhe me rekomandimin e Bankës Botërore, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën ndërkombëtare, ku fton kompanitë e interesuara me eksperiencë dhe kapacitete në operim termocentralesh. Një nga kushtet për të marrë pjesë në këtë garë është që ofertuesit të kenë ndërtuar/operuar termocentrale të të njëjtave kapacitete ose më të mëdha.
Kompania, e cila do të dëshirojë të rivërë në punë TEC-in duke e marrë me koncesion për një periudhë 20 vjeçare duhet që me paratë e saj të investojë për riparimin e defekteve, transformimin teknologjik të TEC-it nga naftë në gaz dhe ndërtimin e tubacionit që e lidh TEC-in e Vlorës me pikën e daljes së gazsjellësit TAP në Fier. Në dokumentet e tenderit, shteti ka zgjedhur si opsion të preferuar mosgarantimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga ky TEC për të mos ngarkuar Buxhetin e Shtetit me kosto. Nëse procedura do të rezultojë e suksesshme, kompania që do të operojë TEC-in pasi të kryejë investimet e lart përmendura do tia dorëzojë shtetit veprën në vitin e 20-të të koncesionit.
TAP mbetet e vetmja alternative, sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Energjisë, përdryshe qeveria do të detyrohet që të shkojë drejt opsionit të asgjësimit të kësaj vepre për të shmangur thellimin e kostove në kurriz të taksapaguesve, por duke çuar dëm gjithsesi të gjithë investimin fillestar për ndërtimin e TEC-it.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto