Ligji i ri në Arabinë Saudite, femrat njoftohen me mesazh për divorcin nga bashkëshorti

Ligji i ri në Arabinë Saudite, femrat njoftohen me mesazh për divorcin nga bashkëshorti


Gratë në Arabinë Sudite do të njoftohen me mesazh që martesa e tyre ka përfunduar sipas një ligji të ri për t’i dhënë fund divorcit sekret, ku shumë meshkuj ndaheshin nga gratë e tyre pa i njoftuar më parë.

Një legjislacion i ri në Arabinë Saudite pritet t’i japë fund praktikës së deritanishme të të mosnjoftuarit të femrave në raste divorci. Ligji i ri është miratuar nga ministri i drejtësisë në vend ditën e Dielë.

“Gratë do të njoftohen për çdo ndryshim në statusin e tyre martesor përmes një mesazhi në telefon,” tha ministri i drejtësoë gjatë seancës parlamentare të trasmetuar live në kanalet televizive. Raporti thekson se gratë gjithashtu do të kenë akses në të gjithë dokumentat lidhur me kontratat martesore në ëebsite-in e ministrisë.

Sipas ligjeve të mëparshme, burrat sauditë mund të divorcohen në mënyrë të njëanshme pa u thënë grave të tyre dhe gratë nuk kanë nevojë të paraqiten në gjykatë, tregon një raport nga Human Rights Watch i vitit 2016 mbi sistemin e kujdestarisë mashkullore në vend.

Avokatët lokalë thonë se masa e re do t’u japë fund të ashtuquajturave “divorce sekrete”, në të cilat meshkujt mund të zgjedhin t’i japin fund martesës së tyre pa ua thënë këtë bashkëshorteve.

Direktiva e re do të garantojë që gratë të jenë tërësisht të informuara mbi statusin e tyre martesor, e sigurisht të mund të mbrojnë të drejtat për mbështetje financiare.

Vitin e kaluar, në Arabinë Saudite u hoq ndalimi disa dekadësh që nuk i lejonte femrat në timon. Megjithatë, femrat vijojnë të jenë subjekt i ligjeve të mbikëqyrjes nga meshkujt.

Por jo vetëm. Femrat saudite, ende edhe sot nuk mund të bëjnë shumë gjëra, pa miratimin e një mbikëqyrësi mashkull, zakonisht bashkëshorti, babai, vëllai apo djali. Mes tyre, për shembull, është aplikimi për pasaportë, udhëtimi jashtë vendit, martesa, hapja e një llogarie bankare, nisja e disa bizneseve të caktuara, kryerja e operacioneve kirurgjikale për qëllime estetike, apo largimi nga burgu.

/Aljazeera

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0