Dizajni i ri është publikuar tani në të gjitha platformat ku ofrohet shërbimi. Kompania tregon se do të ndryshojnë gjithashtu dhe elementë të tjerë të website, materiale marketingu dhe disa hapësira në produkt në muajt e ardhshëm me një dizajn të ri.
Edhe pse logo e Slack ishte kishte pamjen e hashtagut ishte një pjesë ikonë e brandit, ishte gjithashtu lehtësisht i keqkuptueshëm.
“U diskutuan nga 11 ngjyra të ndryshme, dhe nëse zëvendësohej me çdo ngjyrë tjetër përveç të bardhës, apo me ngjyra të kombinuara keq, do të dukej i tmerrshëm,” shpjegon Slack në një postim në blog.
Lexoni: Slack ka vendosur të bëhet publik në vitin 2019
Logoja e re e adreson një ikonë që jo vetëm që duket mirë në background me ngjyra të ndryshme, por mund të përshtatet më lehtë në platforma të ndryshme. Përdor të njëjtat katër ngjyra si simboli origjinal, por ka një formë më të lulëzuar. Po ashtu duket sikur katër rosat, siç e vuri në dukje një përdorues në Twitter.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
