Ky vend ka shpresë! Intervistë me deputeten Orjola Pampuri - Business Magazine Albania

Ky vend ka shpresë! Intervistë me deputeten Orjola Pampuri


Bota është më e mirë kur në të numri i grave të lumtura është i madh. E meqë lumturia është një gjendje që nuk e mbajmë dot çdo ditë, ajo që mundemi të kemi është dinjiteti dhe optimizmi me të cilin përballojmë ditën, dëshira për të dhënë dhe për të marrë më të mirën nga vetja dhe nga ata që na rrethojnë. Dhe kur e mendon se njerëz që kanë angazhim primar ofrimin e profesionalizmit dhe dinjitetit i gjen në Parlament, është ndjesi se diçka, një ditë do të ndryshojë për mirë. Këtu nuk i referohemi kujtdo, por një zonje që e njohim të gjithë.

E njohim si pedagoge, si psikologe dhe prej 3 vitesh edhe deputete në Parlamentin shqiptar. Është nga ato zonja që nuk ka javë që të mos jetë në zonën e saj, të mos bashkohet me vështirësitë e qytetarëve, të mbajë qëndrimin e saj për çdo fenomen që shqetëson vendin. Është nga ato deputete që vjen nga rradhët e auditorëve si pedagoge dhe që sigurisht diplomat e saj hedhin poshte çdo veting. Bëhet fjalë për zonjën Orjola Pampuri. Më poshtë është intervista që heton qendrimin e saj, jo vetëm si deputete e Partisë Demokratike, por si një zonjë që është aset për vendin tonë.

Në komunikimin e përditshëm, ne shpesh artikulojmë që duhet të ikim nga ky vend. Ju vetë keni shprehur shqetesim për këtë fenomen. Por për të kundërtën, cilat janë arsyet që shqiptarët nuk duhet të largohen. Përtej patriotizmit, çfarë duhet të besojmë se do të ndryshoje një ditë.

Shume shqiptarë janë larguar 5 vitet e fundit nga ky vend. Vetëm nga janari i 2018-ës deri në nëntor janë larguar duke mos u kthyer më 202 mijë qytetarë. E dhimbshme, kur dëgjon që 80% e policëve duan të largohen, pasi 70% e familjeve të tyre jetojnë nën minimumin jetik. 79% e mjekëve duan të largohen e sa e sa të tjerë. Po t’u jepje mundësinë jam e bindur që në këtëe vend do të mbeteshin vetëm kryeministri me kabinetin dhe klientët e tij. Unë do të thoja që nëse të gjithë bashkë tani e tutje e kundërshtojmë këtë katrahurë që po i kanoset vendit, jam e bindur që gjërat do të ndryshojnë. Jemi një vend i bekuar, me pasuri natyrore e pozite gjeografike të mrekullueshme. Mjafton të jetë dëshira politike për ta ndryshuar e përmirësuar këte vend. Por, vendi nuk ka shpresë me qeverisjen aktuale. Partia Demokratike ka një program bazë, i cili rikthen shpresën e çdo shqiptari. Pra, nëse ke vullnet të mirë dhe e do këtë vend shpresë ka.

Orjola, tashmë keni 3 vite që jeni deputete e Parlamentit Shqiptar. Në këto 3 vite çfarë ka ndryshuar në axhendën tënde?

Politika nuk është e thjeshtë, sidomos kur bëhet fjalë për një grua, nënë e bashkëshorte. Megjithatë, para se të nisja këtë mision të rëndësishëm, dita ime ishte e ngarkuar në fakultet paradite e pasdite në zyrën time të këshillimit, por gjithsesi edhe tani jam munduar t’i sistemoj takimet e impenjimet e mia në atë mënyrë që të mos u privoj fëmijëve e familjes kohën e vyer që duhet domosdoshmërisht ta kalojnë me nënën, përveç rasteve kur ka takime apo mbledhje të paparashikuara, gjithçka tjetër është vendosur e sistemuar në axhendë me qëllim që çdo ditë familjes të mos i mungojë prania ime. Kjo përsa i përket kohës. Më pas është ritmi, i cili është me i shpejtë e nëse nuk arrin ta kapesh mund të humbasësh një takim apo impenjim të rëndësishëm, i cili nuk penalizon interesat e mi personale si më parë, por sot bëhet fjalë për interesat e qytetarëve, çka do të thotë që përgjegjësia e pëgjegjshmëria duhet të jetë më e madhe dhe mendoj që deri sot kam arritur ta kontrolloj.

Nga çfarë jemi mësuar të shohim, ju jeni deputetja e vetme femër në Parlamemtin aktual që jeni çdo javë në terren tek votuesit. Si është përballja mes realitetit të terrenit dhe ligjërimit politik në Parlament?

Ligjërimi politik është një aftësi që fitohet e përmirësohet edhe falë kohës e eksperiencës e sigurisht është tepër i rëndësishëm, por nëse egziston dëshira e vullneti për të bërë karrierë në politikë gjithkush që përfshihet, e zhvendos fokusin në një zhanër tjetër botimesh, informacionesh dhe sigurisht në bazë të intensitetit e përkushtimit arrin ta fitojë aftësinë e ligjërimit e diskursit të mirë politik. Terreni më pas është vendi ku çdo deputet e ka obligim të përshkojë rregullisht, është vendi ku doli e kërkoi të votëbesohet duke dëgjuar nevojat e qytetarëve e premtuar përmirësimin e tyre. Terreni është vendi ku informacionin dhe gjendjen reale e merr të pafiltruar dhe ke mundësi ta shpalosësh me siguri në diskutimet politike duke i ilustruar ato me shembuj konkretë. Fjala nuk ka vlerë kur bazohet në parim. Qytetarët duan të dëgjojnë realitetin, hallet e problemet e tyre nga përfaqërsuesi i tyre, deputeti. Për mua është një ndër ato impenjime që nuk më lodh. Të takoj qytetarë, t’i mbështes e bisedoj me ta pse jo kur kam mundësi dhe të bëhem pjesë e zgjidhjes së një problemi, për mua është kënaqësi e s’do më lodhë kurrë.

Kush të njeh e di shumë mirë që ka disa gjëra, nga të cilat nuk ke hequr dorë. A mund t’i prezantojmë edhe për ata që nuk të njohin?

Unë familjen e kam të shenjtë dhe di shumë mirë që kush di të mbajë një familje të konsoliduar di të japë kontribut të mirë edhe në politikë. E pse jo mund të jetë një model pozitiv, e i besueshëm për qytetarët.

Për mua dreka familjare është shumë e rëndësishme, jo vetëm për faktin që në familjen tonë prej 16 vitesh është ritual që tavolina e drekës nuk është thjesht për të ngrënë, por për të biseduar e për të dhënë tek djemtë modelin e unitetit, por edhe sepse unë nuk kam hequr dorë nga gatimi për familjen time. E gjej kohën edhe pse shpeshherë e sforcuar vetëm që familja të mos privohet nga një ritual i tillë. Fëmijët, bashkëshorti e prindërit janë shtyllat kryesore që më mbajnë në këmbë krenare, e koha e përkushtimi për ta jo që nuk ka reshtur, por lidhja mes nesh është bërë dhe më e fortë.

Të qenit nënë, bashkëshorte, bijë, pedagoge, deputete, motër dhe mikeshë shumë e mirë, duket gati e pamundur të arrihen të gjitha. Ju si ia dilni?

Në të gjithë impenjimin ditor e javor sigurisht ajo që duhet të sakrifikojë më shumë jam unë, pasi me dy djemtë njëri adoleshent e që kërkon kohë në dispozicion për të komunikuar e per ta kontrolluar, i vogli kërkon kohën e tij, në fakultet performanca përballë studentëve duhet të jetë e përkryer, prindërit duan përkushtimin e tyre, edhe pse ndihma e tyre është e vyer. Në të gjithë këtë rrugëtim mbështetja e mirëkuptimi i bashkëshortit është e domosdoshme dhe për fat nuk më ka munguar. Ndjehem e përkëdhelur që kam një familje te bukur. E gjithë kjo më inspiron të jem e palodhur dhe aktive në politikë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0