DPSHTRR ka dy njoftime për targat e automjeteve. Postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, shpjegon se në rast dëmtimi të targës keni mundësinë të ruani të njëjtën targë të vjetër pa procedura të stërgjatura. Dhe një njoftim i dytë vlen për ata që kanë automje koleksioni. Tani, kanë mundësinë të zgjedhin një targë të përkohshme.
#1 Njoftimi i parë:
Keni automjet koleksioni (pa targa) dhe nuk dini si të organizoheni për një panair, ekspozitë apo aktivitet kolektiv, karvan historik apo parada, xhiro panoramike, itenerare turistike e pjesmarrje si i ftuar në një event? E zgjidhim me targën e përkohshme! 👌👍 (Mjeti do pajiset me TPL dhe Fletëudhëtimi si edhe do të kryejë verifikim teknik. Targat PRK duhet të kthehen pas përdorimit! DPSHTRR po punon për rregjistrin e mjeteve historike, me vlera koleksioni e riprodhimet.) #LirëThjeshtShpejt#HistoriKujtesëKulturë
#2 Njoftimi i dytë:
Tjetër lehtësim: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe ne do t’ju pajisim me targën e njëjtë! Nuk ke pse ndërron komplet dokumentacionin, as pse bën më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguan vetëm koston e 1 targe, me po ato numra e gërma! JO stres! JO angarira dublikatesh. Kursim kohe e lekësh! (Praktika e re në fjalë nuk mundësohet për rastet e humbjes së targës/targave dhe jo për formatet e dala nga prodhimi!)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.