“Apple i Kinës” prezanton smartphone-nin me dy palosje

“Apple i Kinës” prezanton smartphone-nin me dy palosje


Xiaomi, prodhuesi i telefonave kinezë i njohur dhe si “Apple i Kinës”, po ngacmon me një telefon të palosshëm vetëm dy muaj pas publikimit të telefonave Samsung me të njëjtën karakteristikë.

Këtë muaj është publikuar një video ku Xiaomi po punon me një teknologji të re, ekranin që paloset. Dhe sot zëvendës presidenti i kompanisë e ka konfirmuar atë.

Wang Xiang postoi një video në Twitter, ku themeluesi i kompanisë Bin Lin përdor “telefonin e parë në botë me palosje të dyfishtë.”

Video tregon Bin, përmban një smartphone me përmasa tableti me një panel qendror dhe dy panele anësore. Është pak më ndryshe nga telefoni i Samsung, i cili paloset në mes. Kjo video është evidencë e një prototipi dhe pse është e vështirë të kuptohet qartë se si funksionon ky mekanizëm.

Kompania është prodhuesi i katërt më i madh në botë pas Samsung, Huawei dhe Apple.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0