Duke nisur nga gjysma tjetër e vitit, telefonat Samsung, tabletët dhe të gjitha pajisjet e tjera që prodhon kjo kompani do të paketohen në letër. Deklaratën e ka bërë kompania këto ditë, duke theksuar se, “Samsung po i bashkohet një numri në rritje të kompanive ndërkombëtare që premtojnë të zvogëlojnë sasinë e mbetjeve plastike nga bizneset e tyre.”
Deri në vitin 2050, plastika pritet të tejkalojë sasinë e peshkut në oqeane, një shqetësim i madh për njerëzimin. Ndaj kompanitë po përpiqen të kundërpeshojnë dëmet e mundshme në ambient.
Çantat plastike që përdoren për të mbrojtur sipërfaqen e aparateve të mëdha shtëpiake të Samsung si: makina larëse, frigoriferë, televizorë dhe kondicionerë etj, do të zëvendësohen për çanta prej materialesh të riciklueshme dhe bioplastikë (materiale, të cilat janë bërë nga lëndët djegëse jo fosile si: niseshte apo kallam sheqeri).
Nga raportin e saj rezulton që në vitin 2017 kompania konsumoi 590 mijw ton plastikë. Jo vetëm Samsung po eksperimenton për këtë risi. Janë disa kompani të tjera që do të eksperimentojnë po ashtu.
Projekti, i cili do të shtrihet në një fazë eksperimentale për disa mijëra konsumatorë në New York dhe Paris në Maj, u njoftua javën e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
CNNbusiness
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.