Reklama e Krishtlindjeve që nuk do të shfaqet më për motive politike

Reklama e Krishtlindjeve që nuk do të shfaqet më për motive politike


 

Reklama për Krishtlindje e Supermarketit Iceland është ndaluar për arsye politike.

Reklama, e realizuar me Greenpeace, ka pjesë të saj një orangutang të animuar dhe flet për shkatërrimin e pyjeve nga kultivuesit e vajit të palmës.

Organi i pastrimit të reklamave, Clearcast, mendoi se filmi thyen rregullat që ndalojnë reklamat politike të përcaktuara nga Akti i Komunikimeve të 2003.

Më herët këtë vit, Iceland u bë supermarketi i parë më i madh i Britanisë që deklaroi se po heq vajin e palmës nga produktet e tij.

Themeluesi i Iceland Malcolm Walker tha: “Ky ishte një film që Greenpeace krijoi me zërin dublues të Emma Thompson.

“Ne morëm leje për ta përdorur atë dhe të heqim logon e Greenpeace dhe ta përdorim si reklamën e Krishtlindjes të Iceland. Ishte shumë emocionuese.”

Monitoruesit thanë në një deklaratë: “Transmetuesit nuk janë në gjendje të fshijnë këtë reklamë të Icelande. Ne jemi të shqetësuar se ajo nuk përputhet me politikat e kodit të Komitetit të Transmetimit të Praktikës Reklamuese.”

Gjithsesi, në një kohë kaq të shkurtër, mesazhi u përcoll dhe ne duhet të tregohemi më të kujdesshëm ndaj produkteve me vaj palme. Ndoshta të ndërrojmë dhe shampon…

/LBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0