Atmosfera e festave nuk do të ishte kaq e bukur pa reklamat e Krishtlindjeve.
Shpenzimet nga kompanitë për reklamat e Krishtlindjeve në vitin 2018 do të godasin një nivel të ri prej 6.4 miliardë, thotë një përfaqësues i industrisë.
Sipas Shoqatës së Reklamave, shpenzimet për reklamat e Krishtlindjeve janë rritur gati 50% në tetë vjet.
Reklamimi është bërë më i rëndësishëm për pronarët e dyqaneve duke u përpjekur të joshin blerësit nga rivalët online.
Lexoni: Reklama e Krishtlindjeve që nuk do të shfaqet më për motive politike
Shumë kompani të mëdha tashmë kanë zbuluar reklamat e tyre të Krishtlindjeve, duke përfshirë Marks & Spencer, Debenhams dhe shumicën e supermarketeve të mëdha.
Më shumë se një e katërta e të gjitha shpenzimeve të reklamave ndodh në periudhën e Krishtlindjes.
“Reklamuesit po rrisin investimet e tyre në reklamat e Krishtlindjeve nga viti në vit, sepse ata e dinë se ato kanë një impakt më të madh”, thotë Karen Fraser, drejtoreshë e Credos, një institut që hartoi parashikimin me Shoqatën e Reklamave.
“Reklamimi i ndihmon dyqanet për të tërhequr klientët dhe kjo ndihmon në ruajtjen e vendeve të punës “, tha Karen Fraser nga Credo.
“Ne kemi nevojë për reklama, dhe ne kemi nevojë për reklamat e Krishtlindjeve në veçanti.”
Më poshtë po ju rikujtojmë disa nga reklamat më të mira të Krishtlindjeve në vite:
- M&S 2016: Krishtlindjet me dashuri nga zonja Claus
- Reklama e Krishtlindjeve Faqet e Verdha – Mistletoe (1992)
- John Lewis 2011 – Pritja e gjatë
https://www.youtube.com/watch?v=pSLOnR1s74o
- Harvey Nichols 2011 – E keni bërë ndonjëherë Ecjen e Turpit?
- Edeka 2015
https://www.youtube.com/watch?v=V6-0kYhqoRo
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto