John Lewis & Partners kanë publikuar një reklamë Krishtlindjesh ku personazhi kryesor i saj është Elton John. E titulluar “Djali dhe Piano,” mesazhi që ajo përcjell është “Fuqia e një dhurate”. Filmi fillon me të tashmen dhe kthehet pas në kohë në mënyrë kronologjike në jetën e Elton deri në momentin kur ai zgjohet një mëngjes Krishlindjesh dhe merr një dhuratë speciale që i ndryshon jetën.
Lexoni: Bashkë me dimrin po vijnë dhe reklamat e Krishtlindjeve
“Reklama e Krishtlindjeve e John Lewis ka shumë kujtime të ngrohta për mua dhe familjen time. Ishte një mundësi e bukur për mua të reflektoja për jetën time në muzikë dhe udhëtimin e mrekullueshëm që kam përshkruar, dhe sesi të luaja për herë të parë në pianon e gjyshes sime shënon momentin kur muzika u bë pjesë e jetës sime,” është shprehur Sir Elton.
John Lewis do të fillojë të shesë një sërë pianosh për herë të parë në 70 vjet, dhe kjo reklamë e menduar mirë synon të tërheqë vëmendjen e prindërve dhe gjyshërve për të blerë piano dhe tastiera si dhuratë Krishtlindjesh.
Lexoni: Reklama e Krishtlindjeve që nuk do të shfaqet më për motive politike
Kjo ndoshta është një ndër reklamat më të arrira, të cilën publiku britanik e ka adhuruar.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=132&v=mNbSgMEZ_Tw
/ENews
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto