AstroTourism Albania, fituesi i parë i StartUp 3,  “The Steps for Creating a Successful Business” - Business Magazine Albania

AstroTourism Albania, fituesi i parë i StartUp 3,  “The Steps for Creating a Successful Business”


Ideja e parë fituese në StartUp 3 është ajo e tureve astronomike. Një ide që synon të ofrojë ture, ku mund të vrojtohen yjet. Ndiqni më poshtë intervistën me mësuesin e matematikës dhe fizikës që merret njëkohësisht me turizëm.

Mund të na tregoni pak rreth jush dhe si lindi ideja juaj e biznesit?

Unë jam Albert Kaleci, 27 vjeç. Mësues shkence i specializuar në lëndën Matematikë-Fizikë dhe udhërrëfyes në fushë e turizmit natyror.

Pasioni im për të eksploruar natyrën dhe fenomenet astronomike u kthye në një ide inovative rreth Astro Turizmit në vendin tonë.

Cili është misioni i projektit të biznesit, çfarë risie sillni, dhe cilat mendoni se janë avantazhet tuaja konkurruese?

AstroTourism Albania do të jetë një agjenci unike për nga lloji i saj në të gjithë Ballkanin. Ajo do të operojë në fushën e turizmit dhe do të ofrojë Ture Astronomike (Shikim të yjeve) një produkt inovativ dhe risi në fushën e turizmit.

Pse mendoni se idea juaj mund të kthehet në një biznes të suksesshëm?

Së pari AstroTour është risi në vendin tonë. Vendndodhja dhe destinacionet e veçanta janë gjithashtu avantazh krahas njohurive teknike dhe profesionale.

Pas pjesëmarrjes eventit StartUp 3, cilët janë hapat që do të ndiqni për ta kthyer idenë e biznesit në realitet? – Regjistrimi në QKR.; Brandimi i Produktit.; Blerja e pajisjeve të nevojshme.; Hedhja në treg e Paketave.

Si e imagjinoni biznesin tuaj pas 5-10 vitesh? Cili është vizioni juaj?

Ajo çfarë parashikoj 5-10 vite më vonë janë Astro Turet të shpërndara në të gjithë Shqipërinë dhe Rajon si dhe punësim  i 15 personave profesionistë.

Ndërtimi i një Observatori Astronomik multifunksional si dhe hapje kursesh dhe praktikash profesionale për studiues dhe studentë nga Universitetet vendase dhe rajonale.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0