“Tirana Card”, nisma e dy të rinjve që u vlerësua nga juria e StartUp3 - Business Magazine Albania

“Tirana Card”, nisma e dy të rinjve që u vlerësua nga juria e StartUp3


Dy të rinj nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës  kanë ndërmarrë një nismë për kryeqytetin. Tirana Card, është një sipërmarrje që po nis dhe synon të mbështesë turizmin. Djemtë tregojnë për Businessmag se për këtë kanë parë modelet e qyteteve të huaja. Ata tani po punojnë për ngritjen e platformës.

Mund të na tregoni pak rreth jush dhe si lindi ideja juaj e biznesit ?

Ne jemi Florian Snalla dhe Igli Muçaj, të dy studentë të Fakuktetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, që të dy të apasionuar ndaj sipërmarrjes në përgjithësi dhe inovacionit në veçanti. Mendojmë se gjithçka ka nisur që nga viti i parë në universitet. Që atëherë kemi shfaqur prirjet tona drejt lëndëve të manaxhimit, sipërmarrjes dhe gjetjeve të  ideve të reja të biznesit. Gjatë viteve në FEUT gjithmonë kemi qenë në kërkim të eventeve të ngjashme dhe e ndjenim se një mundësi e tillë do na jepej në lëndën e Inovacionit ku u zhvillua një kompeticion i ngjashëm, ku u ngjiz dhe ideja jonë e biznesit e quajtur “Tirana Card”. Ideja jonë është frymëzuar nga shumë qytete të tjera europiane, të cilat janë duke përdorur këtë model, siç është “Budapest Card”, “Lyon City Card”, “Amsterdam City Card” etj.

Cili është misioni i projektit të biznesit, risitë dhe avantazhet tuaja konkurruese ?

“TiranaCard” vjen si një përgjigje e rritjes së numrit të turistëve të huaj në Tiranë dhe e trendit në rritje të vizitave nëpër atraksionet kulturore të Tiranës dhe rritjes së numrit të këtyre atraksioneve. Tirana Card do të jetë zgjidhja e shumë pyetjeve të turistëve të huaj për të eksploruar Tiranën dhe ky është edhe misioni ynë. Pra, të bëjmë qytetin më të aksesueshëm, më të lirë për t’u eksploruar dhe më interesant për t’u vizituar në sytë e turistëve të huaj. Risia në këtë produkt qëndron në mënyrën e implementimit të shërbimeve që ne ofrojmë.

Pse mendoni se ideja juaj mund të kthehet në një biznes të suksesshëm ?

Sepse besojmë se ajo çka ofrojmë është diçka e re për Tiranën dhe një vlerë e shtuar për turistët. Duke studiuar trendet e fundit të turistëve dhe fluksin e hyrjeve të tyre në vitet e fundit në Tiranë besojmë se është momenti i duhur për t’u ofruar atyre diçka të tillë.

Pas pjesëmarrjes në eventin StartUp 3, cilat janë hapat që do të ndiqni për ta kthyer idenë e biznesit në realitet?

Aktualisht ne jemi në një fazë të avancuar të biznesit tonë dhe hapat e rradhës do të jenë mjaft vendimtarë për realizimin e idesë. Një ndër pikat kryesore në hapat që ne po ndjekim është zhvillimi i takimeve të njëpasnjëshme me partnerët tanë, përpilimi i kontratave dhe mbyllja e marrëveshjeve me ta. Gjithashtu mund të përmendim dhe zhvillimin e mëtejshëm të ëebsite www.tiranacard.com.

Si e imagjinoni biznesin tuaj pas 5-10 vitesh ? Cili është vizioni juaj ?

Pas 5 vitesh ne synojmë që të jemi konsoliduar në treg duke tërhequr një pjesë të madhe të turistëve të huaj që vizitojnë Tiranën, duke e kthyer kështu produktin tonë në produktin më të dashur dhe më me vlerë për turistët. Në një periudhë 10-vjeçare synimi ynë është që krahas produktit kryesor të mundësojmë dhe hedhjen e produkteve të reja në treg me anë të të cilave do të arrinim të zgjeronim tregun tonë, duke mos u kufizuar vetëm në një targetgrup të caktuar. Vizioni ynë është të jemi një nga kompanitë lider në sektorin e turizmit duke siguruar, cilësi, kreativitet dhe produkte inovative.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0