"E Premtja e Zezë", Kina triumfon në blerjet online

“E Premtja e Zezë”, Kina triumfon në blerjet online


E Premtja e Zezë është një kohë e shkëlqyer për të blerë një video lojë, leva playstation, televizor, kufje apo një produkt tjetër inteligjent teknologjik. Dhe për këto mund të drejtoheni në dy pikat më të mëdha, DyqanTaxi dhe Neptun, të cilët kanë publikuar ofertat etyre në web dhe rrjetet sociale. 

Me shpresën e pastrimit të artikujve, shitësit na bombardojnë me mijëra produkte që janë shënuar me ulje. Shumë prej këtyre produkteve janë me kualitet të ulët, ose nuk kanë fare ulje.

Përsa i përket veshjeve, nuk sugjerojmë për sa kohë nuk kemi parë ndonjë ulje të madhe.Por mund t’ju sugjerojmë faqe online si:

Kina ndërkohë mban rekordin për shitjet online. Ajo po feston për pazarin e pushimeve për këtë muaj. Rritja ekonomike e vendit ka kthyer qindra miliona njerëz në konsumues të etur. Ata po blejnë gjëra online kryesisht për transportin e shpejtë dhe të lirë.

Gjigandi kinez i tregtisë së internetit Alibaba tha se shiti 30.8 miliardë dollarë mallra më 11 nëntor, bonanza vjetore në internet e njohur si Dita e Beqarëve. Kompania shënoi 1 miliardë dollarë shitje në 85 sekondat e para të valës të këtij viti. U deshë një orë për të arritur 10 miliardë dollarë. Në tërësi, kompania thotë se gjeneroi më shumë se një miliard porosi të dërgesave atë ditë.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, blerjet në internet nga Dita e Falenderimeve, arrinin në rreth 19.62 miliardë dollarë, sipas Adobe Analytics.

Rrjetet sociale gjithashtu po luajnë një rol të madh në zakonin e blerjeve gjatë festave. Sipas firmës këshilluese Accenture, 15% e blerësve në 2018 po përdorin mediat sociale për disa nga blerjet e tyre, nga 8% vitin e kaluar.Rritja e shitjeve me pakicë që po ndodh në internet po i bën mediat sociale të jenë një mënyrë e mirë për markat që të kundërshtojnë konkurrencën.

Bëni një listë sa jeni në kohë dhe përfitoni këto 3 ditë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0