1-Heqje e taksës së infrastrukturës në ndërtim. Shoqata e ndërtuesve është shprehur kundër kësaj taksë. Sipas ndërtuesve, kjo taksë ka rritur çmimin e apartamenteve me 100 Euro për metër katrorë.
2-Të bëhet 0 Tatimi mbi Dividendin. Propozimet aktuale janë për uljen nga 15 % në 8%, por Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi që tatimi mbi dividentin të bëhet zero.
3-Të mos taksohen aksionet e kompanive të huaja në Shqipëri që tregtohen në bursa. Edhe kjo kërkesë vjen nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
4- Heqje e detyrimit për të vendosur telekamera. Kjo ishte kërkesë e Dhomës Italiane të Tregtisë. Ajo kërkoi shfuqizimin e ligjit që i detyron bizneset të vendosin telekamera, pasi ky veprim është thjeshtë një taksë të fshehtë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto